Reformat ne Kosove Kuci Do zbatohet marreveshja

Themelimi i komisioneve për ndryshime kushtetuese dhe reforma zgjedhor në marrëveshjen e arritur në mes dy partnerëve të koalicionit PDK-AKR dhe partisë më të madhe opozitare LDK pritet të fillojnë në ditët në vazhdim. Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë, tha se pas miratimit të marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës, tani përgjegjësia është tek grupet parlamentare që duhet të merren me procedurat për formimin e komisioneve.
“Kuvendi i Kosovës ka miratuar dhe thotë për shembull një pikë po ja citoj: ‘Një anëtar i identifikuar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e opozitës do ta ketë këtë rol’, do të thotë që duhet të jetë nga kuvendi. Jam i bindur! Grupet parlamentare do t’i koordinojnë punët. Ajo ç’ka mund të them është që ne do t’i respektojmë qind për qind marrëveshjet e nënshkruara” tha Kuçi.
Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi tha se së shpejti do të bëhet edhe kompletimi i plotë i kabinetit qeveritare, se ndryshmet jo tektonike do të jenë të vazhdueshme. Në marrëveshjen e arritur midis PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, parashikohet formimi i komisionit për reformën e zgjedhjeve presidenciale që do të hartojë amendamentet e nevojshme kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga populli dhe ky komision do të duhej të përfundojë punën e tij brenda nëntë muajsh nga data e formimit.
Ndërsa komisioni për reformën e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme që përkrah krijimin e distrikteve zgjedhore do të duhej të përfundojë punën brenda dymbëdhjetë muajve.
Sala Mustafa