E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luiz Adriano: Mund ta mposhtim Barcën

Sulmuesi i Shakhtar Donetsk, Luiz Adriano, synon të shënojë një fitore bindëse ndaj Barcelonës dhe ende shpreson të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Shakhtar u mposht me rezultat 5-1 në ndeshjen e parë çerekfinale në Camp Nou, por Adriano nuk dorëzohet dhe ende ka shpresa për kualifikim të mëtejshëm.

“Ne nuk duam vetëm të mposhtim Barcelonën në ndeshjen e dytë, por ne duam të arrijmë në raundin e ardhshëm. Kjo është e gjitha që duam. Cili është qëllimi i lojës tonë nëse ne tashmë heqim dorë nga gjysmëfinalet?”, ka thënë Adriano për Sport.

“Barcelona na mposhti me rezultat 5-1 në shtëpi, prandaj pse ne nuk jemi në gjendje t`i mposhtim ata me rezultat 4-0? Ne fituam 3-0 ndaj Romës dhe kemi nevojë vetëm për një gol më shumë. Ka ende 90 minuta për t`u luajtur dhe ekipi ende është i bindur se ne mund të vazhdojmë më tej”, ka shtuar sulmuesi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›