E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e Filmit Spanjoll, mbyllet me filmat Sud Express dhe Atë që di për Lolën

Tiranë, 22 Qershor, NOA Në kuadrin e Javë së IX të Kinemasë Spanjolle, Europa në ekran, është parashikuar që ditën e enjte, ora 19.00, në kinemanë Imperial të projektohet filmi Sud Express (2005) me regji të Chema de la Peña dhe Gabriel Velázquez.

Lajmi konfirmohet nga ambasada spanjolle në Tiranë, e cila është organizatore e këtij aktiviteti, duke konfirmuar se filmi është një kryqëzim jetësh ku gjashtë histori njerëzish anonimë ndërthuren përgjatë rrugës së trenit që shkon nga Parisi në Lisbonë.

Me anë të protagonistëve të këtij udhëtimi, përgjatë jugperëndimit të Europës eksplorohen ngjashmëritë dhe diferencat e mëdha, në këtë moment kritik që po kalon kontinenti i vjetër.

E në përmbyllje të këtij evenimenti kulturor, është parashikuar të projektohet filmi Atë që di për Lolën, me regji të Javier Rebollo, fitues i Festivalit Ndërkombëtar të Kinemasë të Tiranës 2009 me filmin e tij Gruaja pa piano.

Filmi portretizon historinë e Leonit, një njeriu të vetmuar që nuk punon dhe nuk lidhet me asnjeri, vetëm kujdeset për të ëmën e sëmurë derisa ajo vdes. Për të thyer vetminë e tij, i pëlqen t´u vjedhë postën komshinjve, të dëgjojë bisedat e njerëzve, të ndjekë vajtje-ardhjet e njerëzve në një stacion të vogël treni.

Një ditë Dolores, një spanjolle e zhurmshme, shkon të banojë aty afer dhe Leon përqendrohet krejtësisht tek ajo.

Njeh takimet e saj, trishtimet e saja, sheh nëpërmjet pareteve uljet e ngritjet e fatit të saj dhe ndërhyn në jetën e saj, ndërkohë që vazhdon të shënojë përgjatë viteve detajet e vogla të jetës së saj të përditshme.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›