E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, sulm vetëvrasës, 9 persona të vdekur dhe 17 të plagosur

9 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur si rezultat i një sulmi vetëvrasës gjatë ditës së sotme në një provincë të Paksitanit.Lajmi u bë publik nga mediat pakistaneze. Nga të njejta burime, mësohet se sulmi vetëvrasës u organizua nga lëvizja Tehirk-e-Taliban Pakistan (Ttp) në Bannu. Ky sulm vetëvrasës ka bërë që të shpërthejë një makinë në të cilën udhëtonin ushtarë të ushtrisë pakistaneze, të cilët po shkonin në drejtim të bazës ushtarake. Ende nuk konfirmohet nëse 9 viktimat janë pjesë e ushtrisë, apo edhe kalimtarë të rastit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›