E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Sfidat paresore te punes per vitin 2012

Cilat do te jene prioritetet dhe sfidat e ministrise se Brendshme per vitin 2012?

Viti 2012 , per te gjithe strukturat e perfshira ne ministrine e Brendshme do te jete viti i nje angazhimi te madh. Se pari, do te jete nje vemendje e madhe ne konsolidimin e mentalitetit te sherbimit ndaj qytetarit, duke patur parasysh modelin e Qeverise ne keto vite, kthimin e administrates ne nje ofrues sherbimesh, duke ngushtuar maksimalisht korrupsionin, zvarritjen dhe shperdorimin me detyren. Konsolidimi i ketij mentaliteti dhe sherbimi ndaj qytetarit, do te jene nje nder objektivat dhe sfidat kryesore, qe padyshim do te monitorohet permes nje mekanizmi te veprimtarise se administrates dhe te gjitha institucioneve te ministrise se Brendshme, ne menyre shume dinamike dhe me objektiva konkrete. Se dyti, ajo cka eshte reflektuar edhe ne buxhetin e miratuar nga Parlamenti ne mbeshtetje te veprimtarise se ministrise se Brendshme, ky vit do te jete i fokusuar ne integrimin brenda Regjistrit te Gjendjes Civile te nje sere sherbimesh te reja per qytetarin shqiptar, duke e lidhur kete sherbim me disa institucione te tjera, nga ato te Sigurimeve Shoqerore, Shendetesore dhe institucioneve te tjera, duke lehtesuar sherbimet per qytetaret.

A ka patur abuzime nga zyrat e Gjendjes Civile, dhe a kane nisur hetimet per rastet e konstatuara?

Padyshim, jane bere publike rastet kur jo vetem ka nisur hetimi, por tashme jane ne operacion edhe te hetimit penal pasi ne mjafte raste ne kemi permendur zyrat e Gjendjes Civile si ne rastin e Korces, Tiranes e Shkodres, kur punonjesit e zyres se Gjendjes Civile, ne tolerim edhe nga ana e punonjesve te kompanise ALEAT nuk kane respektuar kriteret ne proceduren e aplikimit, dhe keto kane qene raste te mirefillta me profil kriminal. Keto jane ceshtje te organit te hetimit dhe ka patur raste me persona te arrestuar dhe ne mjaft te tjera, vazhdon gjykimi ndaj tyre".

Me liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare ne vendet e BE-se, krahas rendesise se kesaj arritje per shqiptaret, sa hapesire ka krijuar ky proces per kalimin jashte kufijve te personave te perfshire ne krime. A ka qene ky nje fenomen shqetesues?

Konfirmoj faktin se personat me veprimtari kriminale nuk kane pasur mundesi te perfitojne nga rastet e abuzimit, pasi ekziston nje sistem i te dhenave kriminale per cdo person i cili eshte kontigjent i hetimit, apo veprimtarise kriminale, te dhenat e te cilit jane te identifikuara ne kete sistem dhe jane te integruar me sistemet tona te ruajtjes se te dhenave biometrike. Natyrisht qe ka pasur raste te qytetareve te cilet kane tentuar te marrin nje pasaporte per te krijuar mundesine e udhetimit te tyre jashte Shqiperise.

Duke u ndalur ne sigurine dhe forcimin e kontrollit te kufirit, me heqjen e regjimit te vizave ka nje fluks te madh hyrje -daljesh ne pikat kufitare. Mendoni se eshte i mjaftueshem sherbimi qe u ofrohet qytetareve nga sherbimet policore ne pikat e kalimit kufitar jo vetem shqiptare, por edhe ato te vendeve fqinje?

Persa i perket logjistikes dhe infrastruktures ne pikat e kalimit kufitar, ne sot kemi te instaluar nje infrastrukture te tille, e cila jo vetem perballon cdo lloj fluksi maksimal, qe natyrisht fokusohet ne momentet e festave, por mbi te gjitha ne paralelisht me krijimin e kesaj infrastrukture, kemi marre masa te tjera administrative, sikurse jane bashkepunimi me Policine e Migracionit dhe Kufirit te vendeve fqinje nga ku kryesisht hyjne qytetare shqiptare apo dalin pas perfundimit te festave. Kam rastin konkret me palen greke ku ka nje fluks te madh te hyrje daljeve ne periudhen e festave. Ka nje kontakt te vazhdueshem midis perfaqesuesve te Policise se migracionit te Shqiperise me koleget greke, takime te cilat kane konsistuar edhe ne angazhimet e pales greke me rritjen e infrastruktures se tyre dhe angazhimin ne keto periudha te pikut te kalimeve dhe nga ana tjeter eshte permiresuar maksimalisht vija e dyte e kontrollit ne rastet e dyshimeve nga ana e punonjesve ne sportelet e kufirit qofte per dokumentacionit edhe mallrat e dyshimte.

Natyrisht proceset e kontrollit te vijes se dyte kane shkuar deri atje sa pikat tona te kalimit kufitar kane laborator te posacem ku mund te verifikohet dhe identifikohet edhe dokumentacioni apo viza "Shengen" qe mund te tentohen te perdoren nga qytetare te vendeve te treta per te hyre ne Shqiperi. Te gjitha keto jane masa qe bejne te mundur kontrollin dhe menaxhimin e integruar te te gjitha pikave te kalimit kufitar./vijon/

Kur do te perfundoje plotesisht Regjistri i Adresave?

Ne nivel kombetar, Regjistri i Adresave do te jete nje proces mjaft i rendesishem, ne menyre qe ne te mund t'i japim nje adrese te plote cdo qytetari dhe cdo familjeje shqiptare, nje proces qe ka nisur dhe ne bashkepunim me nje projekt te rendesishem te Bankes Boterore. Por ambiciet tona jane shume te medha ne kete fushe, pasi gjeneron nje nga nevojat me te rendesishme te funksionimit normal te te gjithe infrastruktures administrative. Nderkohe qe edhe lufta kunder krimit, korrupsionit dhe monitorimi i funksionimit te mekanizmave per ta luftuar ate, edhe per vitin ne vazhdim mbeten prioritet i ministrise se Brendshme, ndersa mbi te gjitha prioritetet do te jete lufta kunder korrupsionit dhe krimit ekonomik. Plane te perballimit te Emergjencave Civile, natyrisht qe do te jene gjithmone nje prioritet i ministrise se Brendshme, permes strukturave te saj. Kemi konstatuar ne vijimesi qe edhe per shkak te kushteve te ndryshme te ardhura nga moti, zjarret, permbytjet apo rreshqitjet e dherave gjate stines se dimrit, ekziston nje mekanizem i Emergjencave Civile, i cili ka te integruar nje sere institucionesh qe kane te bejne me parashikimin, pergatitjen per parandalimin dhe nderhyrjen per te lehtesuar maksimalisht problemat qe mund te ndeshin qytetaret, sigurine e jetes dhe prones se qytetareve ne rastet e emergjencave civile. Natyrisht, qe ne themel te te gjithe prioriteteve dhe sfidave do te jete permbushja e rekomandimeve qe kane ardhur nga raporti i progresit te KE-se, qe kane te bejne me fushen qe mbulon ministria e Brendshme. Nje ekip i perhershem Task-Force, i cili do te funksionoje ne ministrine e Brendshme, ne fokus te tij do te kete ndjekjen nga afer te te gjitha ceshtjeve qe lindin si permbushje e detyrimeve per rekomandimet e KE, adresuar ceshtjeve te luftes kunder krimit, korrupsionit dhe problematikave te ndryshme. Jemi duke bashkepunuar me disa organizata te rendesishme per dhenien e nje dimensioni europian te Ligjit per te Huajt, si nje nga detyrimet e Shqiperise brenda rekomandimeve te KE dhe qe shume shpejt do te paraqitet ne Qeveri me nje permiresim dhe ndryshime ne te, sipas standardeve te BE-se. Nderkohe qe prioritet do te jete dhe koordinimi dhe permiresimi i legjislacionit qe ka te beje me bashkepunimin dhe rritjen e nivelit koordinues me te gjitha institucionet ligjzbatuese ne Shqiperi, qofshin keto pjese te Qeverise, institucione te pavarura Kushtetuese, si nje angazhim dhe reflektuese e vullnetit te Qeverise shqiptare persa i takon luftes kunder krimit ne teresine e tij.

Sa i perhapur eshte ne Shqiperi krimi kibernetik A i kemi ne kapacitetet e mjaftueshme financiare si dhe personelin e trajnuar per ta luftuar ate?

Krimi kibernetik eshte nje forme dhe nje figure e re krimi ne te gjithe boten. Mund te them qe aksionet e vazhdueshme te cilat i jane bere prezente edhe publikut, lidhur me goditjen e grupeve qe mund te grabisnin parate e qytetareve shqiptare permes kartave te klonuara ne bankomate. Ka pasur subjekte kriminale qe e kryejne kete veprimtari qe nga SHBA, apo vende te tjera dhe institucionet shqiptare kane arritur t'i identifikojne, dhe ne bashkepunim me partneret t'i godasin te gjitha keto subjekte kriminale.

Po ashtu edhe me nje sere aksionesh te tjera te cilat kane te bejne me goditjen e grupeve qe klonin karta te sherbimeve televizive dixhitale dhe nje sere aktesh te tjera te krimit kompjuterit, per te cilat mund te them se Shqiperia vertet eshte ne hapat e pare, por absolutisht jemi ne nje dinamizem shume te suksesshem. Fakti qe ne strukturat e Policise se Shtetit jane te profilizuar sektore dhe individe te vecante qe vazhdojne te trajnohen, tregon jo vetem seriozitetin, por jep edhe garancine e suksesit ne luften kunder ketij fenomeni te ri.

Drejtuesi i Prokurorise Tirane, ne cilesine e hallkes me te larte pergjegjese per politiken penale ne kete juridiksion, brenda dites ka miratuar kerkesen e prokurorit te ceshtjes per dergimin e ceshtjes ne gjyq per nje veper penale te ndryshme nga ajo e referuar fillimisht dhe te ndryshme edhe nga ajo e sugjeruar nga policia gjyqesore ne perfundim te hetimit paraprak. Nga ana tjeter, prokurori i rrethit ka vonuar dergimin administrativ ne Gjykate te ceshtjes penale per dy muaj, pa asnje shkak te dokumentuar. Rrjedhimisht, kjo sjellje ka vetem nje perfundim: Vonesa eshte perdorur per te harruar ne publik ngjarjen e ndodhur. Ne kete rast drejtesia e vonuar eshte drejtesi e mohuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›