Afganistan, aksident në minierë, vdesin 11 minatorë

Një shpërthim në një minierë qymyri në provincën afgane Baghlangjatë mbrëmjes së të premtes ka lënë të vdekur 11 minatorë. Aksidenti ka ndodhur në zonën Chenarak të rrethit Nehreen.
Guvernatori i Baghlanit, Abdul Mexhid, tha se 11 minatorët ishin duke "gërmuar një tunel joprofesionalisht", kur shpërthimi ndodhi dhe të gjithë 11 minatorë u vranë në tunel.
Një ekip pune ndodhet në vendin e ngjarjes, që po kordinojnë punën për nxjerrjen e trupave nga miniera e shembur.