E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Java e gruas”, Topalli takon mësueset

Kryetarja e Kuvendit ka zhvilluar sot një takim me mësueset në kuadër të “Javës së gruas” për 100-vjetorit e ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit.
 

Në fjalën e saj kryetarja e kuvendit Topalli ka falenderuar mësueset për punën mjaft të vyer në edukimin e brezave.
“Mësuesja vjen pas nënës për fëmijët. Mësuesja ka influencë të madhe dhe bën të mundur edukimin e fëmijëve” theksoi Topalli.
 

Ajo gjithashtu theksoi se qeveria ka bërë shumë për barazinë mes burrit dhe gruas në administratë duke bërë që rrogat të jenë të njëjta.
 

“Dyert e Kuvendit do të jenë përherë të hapura për çdo qytetar pasi Kuvendi është shtëpia e të gjithve por veçanarisht për gratë, nënat, mësueset” theksoi Topalli.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›