E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet e klimes ne rrezik projekti i ullirit

Ndonese ka qene nje nga nismat me te lancuara te kryeministrit te vendit ky investim i cilesuar disa here nga opozita si mashtrim ka gjasa te mos jape rezultate. Parashikimet e klimes tregojne se temperaturat ne Shqiperi do te rriten ndersa reshjet do te pakesohen dhe do te behen me te luhatshme duke cuar ne rritjen e numrit te ngjarjeve ekstreme sic jane permbytjet dhe thatesira dhe ne ulje te rendimenteve te parashikuara bujqesore sidomos per bime te tilla si vreshtat dhe ullinjte tha dje Dina Umali-Deininger menaxhere sektori per Bujqesine dhe Zhvillimin Rural ne rajonin e Evropes dhe Azise Qendrore te Bankes Boterore. Kete deklarate ajo e beri gjate takimit qe u zhvillua bashke me kreret e Ministrise se Mjedisit e Bujqesise. Sipas saj ndihma per vendet si Shqiperia qe keto te pergatiten per ndryshimin e klimes eshte nje prej prioriteteve rajonale dhe globale te Bankes Boterore. Ndryshimet klimaterike do te shoqerohen automatikisht me  me pak siguri ne ushqimet tona me shume perhapje te semundjeve degradimi i tokave pershpejtim i erozionit. Ne kete kuptim perpjekjet per te integruar ne te gjitha fushat e vendit  masat ndaj ndryshimeve klimatike dhe hartimi i politikave efikase per te reduktuar vulnerabilitetin ne sistemin e bujqesise duhet te jene me te forta se kurre u shpreh ministri i Mjedisit Fatmir Mediu gjate takimit. Nderkaq ministri i Bujqesise Genc Ruli theksoi se nisur nga pervoja e te dhenat e grumbulluara si dhe analizat dhe vleresimet e bera ndryshimet e pritshme klimatike ndikojne ne nje mase te madhe sidomos sigurimin e ushqimit per popullsine me te varfer rurale dhe rritjen ekonomike ne zonat me vulnerabel. Ne te njejten kohe keto ndryshime mund te krijojne edhe mundesi te reja per fermeret ne zona apo mikrozona agro-klimatike dhe vendi yne eshte nje shembull tipik per larmine e tyre ne raport me madhesine e territorit tha Ruli.

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›