Spahiu: Regjistrimi mbi baza fetare, minë me sahat

Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka deklaruar se regjistrimi i popullsisë duhet të nisë sa më parë por jo mbi baza etnike dhe fetare.
Në fjalën e tij në konferencën e mbajtur nga 75 shoqata kundër regjistrimit të popullsisë me baza etnike dhe fetare nënkryetari i KLD-së Spahiu theksoi se në qytetet ku ka ndarje të komuniteteve fetare një regjistrim mbi baza fetare do të ishte një minë me safat për të prishur harmoninë mes banorëve.
“Në qytete që ka një ndarje të komuniteve fetare është e papranueshme të ndezësh një minë me sahat duke pasur parasysh që harmonia fetare ka ekzistuar deri më tani. Nuk duhet bërë një garë të komuniteteve fetare për të numëruar besimtarët pasi numërimi i besimtarëve nuk është detyrë e shtetit por i komuniteteve fetare” theksoi Spahiu.
Ai gjithashtu theksoi se është e rekomandueshme që shteti t`i përgjigjet standarteve të BE-së por edhe modelit të SHBA-së kur shteti e ka të ndalur t`i kërkojë qytetarëve të saj të deklarojnë nëse besojnë në zot pasi kjo është një çështje personale.
Sipas tij ky është një problem që lidhet me të drejtat themeluese të vendit dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt.
“Qytetarët janë detyruar të marrin karta të vendeve fqinje si pasojë e trazicionit përmes të cilit kaloi vendi. Kjo që po ndodh tani është një gjëndje tragjike por unë kam besim të plotë që me vulllnet politik dhe me bisedimi dhe strategji institucionale kjo do të zgjidhet” theksoi Spahiu.