Java e kinemasë spanjolle në Pogradec
“Kinema dhe arte”, java e filmit spanjoll nisi dje në Pogradec. Në fillim arkivi shtetëror i filmit përgatiti publikun me projeksione të filmave nga repertori i kinemasë botërore, dhe tani është Ambasada e Spanjës dhe bashkia e qytetit që e prezantojnë me kinemanë e sotme spanjolle. Zgjedhja është bërë e tillë që çdo film të përcjellë një disiplinë të kulturës spanjolle. Janë “Camaron” një film nga Jaime Chavarri I cili rrëfen historinë e një artisteje të famshme të flamenkos;
“Goya në Bordo”, film i regjisorit të njohur Carlos Saura që ka në fokus vitet e fundit të jetës së piktorit të madh Francisko Goja; “Mjerimi kërkon shoqëri” nga Pilar Miró i cili sjell në teatër veprën dramaturgjike të Lope de Vegës; “El sol del membrillo” i regjisorit Victor Erice, i cili trajton rëndësinë e dritës dhe ndjeshmërisë në veprën e piktorit spanjoll Antonio López; dhe së fundi “Udhëtim drejt askundit” i regjisoritFernando Fernán Gómez, një film i mrekullueshëm për mbijetesën e një kompanie teatrore.
Java e filmit spanjoll është mbajtur tashmë në Durrës gjatë muajit qershor, në Berat gjatë muajit korrik dhe së fundi në Pogradec, nga dje deri më 22 gusht. Në prezantimin e javës “Kinema dhe arte” morën pjesë kryetari i bashkisë Artan Shkëmbi dhe kreu misionit diplimatik spanjoll në Tiranë Juan Merino.
Thënia e ditës
“Një qime në kokë është pak, në supë është tepër.”
José Artur