E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vargje pushuesi nga Himara

Sa bukur, sa mire, ky deti me dallgë

Shushurim' e valeve, nje muzik' e gjallë

Është kënaqesi, plazhi ne Himare

Në kete qytezë, te kjo perle e rralle!

Në brendësi të ujit, oh se ç’të sheh syri

Konturete gureve si rrathe floriri

Edhe guret vete, si gur' xhevahiri

Nga rrezet e diellit, i mbulon shkelqimi!

Kjo freski e detit, ketu ne Himare

Na e rinon shpirtin, jeten na mban gjalle

Ndodh qe dhe pellumbat, prane te na vijne

Më brenda ne fshat, qengjat blegerijne!

O Himare e pasur, peshk e kallamarë

Ne krahet e tua, ty të rrine prane

Gjiret xhevahire, me vlere te papare

Allaman, Potam, Livadh edhe Jalë!

Çdo vere ne qytet, vijne vizitore

Nga veriu i vendit, mesi, gjer ne Vlore

Vijne emigrante nga çdo an' e botes

Se kane mall per njerzit, se kan' mall per token!

Dhe kur ti, rri shtrire nen çader, ne rere

Duket se shqiptaret, kan' humburte tere

Rreth e qark, pran' teje, degjon veç greqisht

Kerkon miq e shok, te flasesh pak shqip!

Nje flet me "ti kanis", tjetri"ella","ella"

Te duket se greku, te ka bujt tek dera

Keshtu pa kufij, te hapur, pa porta

Keshtu e do puna, keshtudo Evropa!

Te jemi krenare, te dashur shqiptare

Ta duam ne vendin, rrotull an' e mbane

Flasim gjuhen shqipe, te te pareve tane

Jemi ne Himare, s’jemi ne Eladhe!

Aty prane ne porto, seç ndriçon ky fari

Nen driten e tij, lundron marinari

Dhe hëna xhumerte, me driten e saj

"Nderton korridore" nga skaji ne skaj!

O Himare e bukur, e vogla Himare

Je pergjat' bregdetit, diamant’ i rrallë

Njerez energjike, njerez mjaft punetore

Që së shpejti ty, do të t’bëjn' zonjë!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›