Une them thjesht: nuk shikoj asgje pozitive z.Kryeministër
Duke qene lexues irregullt ishtypit te shkruar dhe konkretisht i gazetes "Shekulli", kam lexuar para dy tre ditesh ca fjale te medha nga kryeministri yne i madh. Fliste per arritje, per progrese e shume lajme te tjera qe pot’i degjoje dhe t’i besoje normalisht do mendoje se Shqiperia është vendi më i lumtur në planetin tokë.
Une jam nje njeri ithjeshte. Dhe sipas nje logjike te thjeshte une gjykojme ato qe une shikoj dhe degjoj.
Per te mos u zgjatur shume dhe per te mos i hyre nje gjykimifilozofik e te pakputueshem, une them thjesht: nukshikoj asgje, te nderuar bashkekombas shqiptare brenda dhe jashte qofshi.
Une kam mbaruar nje universitet, kam marre nje diplome ku theksohet se nga shteti shqiptar dhe konkretisht Ministria e Arsimit dhe Shkences mua me jepet titulli "Inxhinier".Une nuk mundem te filloj dot punë. I kam derguar cv-te, por askush s’i ka rene telefonit tim. Dhe e dinipse???
Thjesht se une nuk kam "MIK". Pra une kam mbaruar universitetin duke mbrojtur nje titull dhe tani vete shteti qe ma dha kete titull nuk me merr ne pune. Gjithandej te shkosh, nuk ka nje vend qe punen ta fillosh thjesht me merita, por vetem e vetemme "MIK". (flas per nstitucionet shteterore.)
Me falni, po ku te shkojme ne ??? Shteti s’na merr ne pune, kurse privati na do me eksperience. Dhe kur them ne, flas per ate pjese qe s’kane mik diku per t’iu kerkuar si nder nje vend pune, por qe dhe ne shkolle jane munduar te bejne diçka, ta vleresojne dijen.
Dhe me e bukura është se në punë janë ata qe dijen e shkelin me kembe dhe ecin perpara thjesht si servile, si mashtrues e si shtypes te te tjereve. Madje e bukura qendron ne faktin se tregu kerkon thjesht teknike dhe elektriciste, vetem inxhiniere jo. Eshte dramatike per nje te ri qe mbron kete titull te gjeje veten vetem ne instalime te thjeshta civile ose industriale.
Me falni por me thoni ku jane arritjet??? Nje emigrant ne moshen time me vetem 8 klase shkolle, sot ka nje ekonomi shume te mire. Dhe kur une e shikoj mendoj dhe pyes veten: perse valle paskam dashur dijen, perse valle kam shkaterruar veten 5 vjet te arta te jetes sime? Pse?
Uroj Uroj Uroj..qe une ta kem menduar gabim...por probabiliteti eshte i vogel...