Struci, Serbia dhe Kosova
Ashtu sikurse, pak a shumë, edhe struci, kur fut kokën në rërë, që të mos shohë e të mos e pranojë realitetin përreth dhe që ta perceptojë atë ashtu siç dëshiron, ashtu edhe pushteti i lartë në Serbi vazhdon me kokëfortësi politikën e tij të mosnjohjes së realitetit ekzistues të Kosovës, si shtet i pavarur me ligjet e rregullat e tij, politikë që, në fakt, gradualisht po zhvlerësohet, për të mos thënë tashmë të zhvlerësuar, në sytë e bashkësisë ndërkombëtare. Deklaratës së kohëve të fundit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, se zyrtarët e lartë të Serbisë, përfshirë edhe Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, nuk do të mundë të vijnë, pra të hyjnë, në shtetin e Kosovë, pa marrë, paraprakisht, leje tek autoritetet përkatëse të Kosovës, pra duke respektuar ligjet e Kosovës, ashtu sikurse veprohet edhe në shtetet e tjera kudo në botë, Beogradi zyrtar, ashtu sikurse edhe pritej nga ai, përmes përfaqësuesve të vetë të lartë, iu përgjigj, menjëherë, pa pamenduar e me irritim, se funksionarët e Serbisë nuk kanë marrë leje dhe nuk kanë ndërmend të marrin leje tek autoritetet e Prishtinës që të shkojnë në Kosovë, të cilën ajo (Serbia) e quan ende, në mënyrë absurde e të palogjikshme, si "pjesë përbërëse" të saj, ndërkohë që atë e kanë njohur 55 shtete, përfshi shtetet kryesore të botës. Menjëherë pas deklaratës së Kryeministrit kosovar, Thaçi, përfaqësues të lartë të policisë së Kosovës paralajmëruan se do të respektojnë dhe do të vënë në jetë vendimin e qeverisë kosovare dhe se masat e parandalimit, përfshirë edhe arrestimin, do të përfshijnë të gjithë ata që do të shkelin ligjet e vendit, qoftë edhe Presidentin serb, Boris Tadiç.
Por, zyrtarët e lartë serbë vazhdojnë të mos ia venë veshin arsyes dhe, ashtu si struci, duke fshehur kokën në rërë dhe të shkëputur nga realiteti, insistojnë se edhe, në të ardhmen, nuk do të marrin leje që të hyjnë në Kosovë. "Ashtu sikurse kjo gjë është e zakonshme, kur bëhet fjalë për vizita në pjesët e tjera të Serbisë, ne vetëm se do të njoftojmë paraprakisht organet lokale kompetente që, në rastin konkret, janë UNMIK-u e organet e tij, dhe, kur këtë funksion ta marrë përsipër EULEX-i, ne do të njoftojmë atë", vuri në dukje këto ditë sekretari i shtetit në të ashtuquajturën "Ministri për Kosovën dhe Metohinë" të Serbisë, Oliver Ivanoviç. Por, punët komplikohen, pasi nuk varen më nga Serbia dhe sepse bashkësisë ndërkombëtare, sikurse duket qartë edhe nga ajo që po ndodh konkretisht, i janë mërzitur dhe i kanë ardhur në majë të hundës "vicklat" e Beogradit dhe, në këto kushte, ajo (bashkësia ndërkombëtare) me "teknikë" po i kthen atij shpinën. Një zyrtar i lartë i UNMIK-ut që, deri kohët e fundit, ka qenë përgjegjës për shoqërimin e funksionarëve zyrtarë të Serbisë në vizitat e tyre në Kosovë, bëri të ditur se mbulimi dhe shoqërimi i tyre (zyrtarëve serbë) nuk është më në kompetencën e tij (UNMIK-ut), duke e kaluar përgjegjësinë përkatëse te misioni i Bashkimit Evropian, EULEX. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksandër Ivanko, i tha ditët e fundit gazetës së Beogradit "Politika" se "kjo çështje nuk është më në kompetencë të UNMIK-ut, por të autoriteteve të Prishtinës dhe të EULEX-it. Ky nuk është më problemi ynë, sepse ne nuk kemi më policë në radhët tona që të shoqërojnë personalitetet e larta, ngado që të vijnë, me rastin e vizitave të tyre në Kosovë". Dhe që Serbia ta kuptonte mirë këtë edhe në praktikë dhe të mos kishte ndonjë dilemë, UNMIK-u kërkesën që bëri, javën e shkuar, ministri i qeverisë serbe, Goran Bogdanoviç, që të vizitonte Kosovën, ia kaloi EULEX-it, ndërsa ky i fundit qeverisë së Kosovës, e cila ia refuzoi kërkesën Bogdanoviçit! Që Beogradi të kthjellohej edhe më shumë lidhur me këtë çështje dhe që ai ta ketë të qartë se EULEX-i synon të qëndrojë larg këtyre punëve, u prononcua edhe zëdhënësi i kryesor i misionit evropian në Kosovë, Kristof Lanfalusi, i cili, në një deklaratë që bëri në gazetën beogradase "Politika", vuri në dukje se "në veprimtarinë e EULEX-it nuk bën pjesë ardhja dhe largimi i këtij apo atij personi në dhe nga Kosova. Lejen për ardhjen e delegacioneve zyrtare e japin ekskluzivisht institucionet e Kosovës, sepse kjo gjë, sikurse edhe është përcaktuar qartë, bën pjesë në mandatin e autoritetit të Kosovës", theksoi Lanfalusi, duke e këshilluar Beogradin që t‘i vinte fre "gjuhës ndezëse" lidhur me këtë çështje, sepse ajo nuk bënte gjë tjetër veçse u shkaktonte dëme marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Duke përforcuar fjalët e kryezëdhënësit të EULEX-it, zëdhënësi i komandës së shërbimit policor të Prishtinës, Arbër Beqareqa, i vuri në dukje gazetës së mësipërme serbe se "operativëve në qendër dhe të tjerëve në terren, ka kohë, që u ka ardhur vendimi, sipas të cilit ‘cilitdo delegacion, që vjen në territorin e Kosovës me badigardë të armatosur, nuk do t‘i lejohet hyrja në këtë territor, në qoftë se nuk do të respektojë procedurën përkatëse që është pjesë përbërëse e çdo sistemi, kudo qoftë në botë". Artan Duraku, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Kosovës, nga ana e tij, që, lidhur me këtë çështje, të mos mbetet asnjë mëdyshje në Beograd, vuri në dukje këto ditë se, "në qoftë se një funksionar zyrtar nga Beogradi, me ndonjë delegacion, dëshiron të bëjë vizitë në Kosovë, kërkesa përkatëse duhet t‘i adresohet qeverisë së Kosovës". Z. Duraku nënvizoi se madje, në të ardhmen, nuk do të jetë i mjaftueshëm vetëm parashtrimi i kërkesës, por duhet të dërgohet edhe një lutje zyrtare, ku të saktësohet se kush vjen, sa anëtarë ka delegacioni e ndonjë hollësi tjetër, me qëllim që, më pas, qeveria, më saktë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, pasi të kenë marrë dijeni për axhendën e delegacionit eventual nga Serbia, t‘i garantojnë delegacionit në fjalë shoqërimin policor dhe kjo vlen, sipas z. Duraku, për përfaqësuesit e të gjithë shteteve që duan të vijnë për vizitë në Kosovë.
Rregullat e "lojës" janë të dukshme dhe të qarta për të gjithë, por ende jo për Beogradin, i cili, sikurse duket, vazhdon ta mbajë "kokën të futur në rërë".