Pakistan, 8 viktima nga sulmi ajror amerikan
Një sulm që dyshohet të jetë kryer prej një avioni amerikan të komanduar në distancë në një rajon pakistanez në kufirin me Afganistanin vrau të paktën tetë militantë. "Të paktën tetë militantë gjetën vdekjen", tha një oficer shërbimesh sekrete që operon në zonë në kushtet e anonimitetit për shkak të komplikimeve që mund të sjellë përfshirja në sulme. "Sipas raporteve që kemi, mes të vrarëve janë edhe të ‘huaj‘", tha ai, duke iu referuar militantëve të huaj.