Iran, akuzohet Hollivudi për fyerjet në filma
Një prej asistentëve më të afërt të Presidentit Ahmedinexhad iu drejtua një delegacioni hollivudian që po viziton vendin e tij se "Hollivudi duhet t‘i kërkojë ndjesë kombit iranian për fyerjet dhe akuzat". Përfaqësuesit e industrisë iraniane të filmit duhet të takohen zyrtarisht me përfaqësuesit e Akademisë së Hollivudit vetëm në rast se kjo kërkon falje për fyerjet e akuzat gjatë këtyre tridhjetë vjetëve", tha Xhavad Shamghadri, këshilltari i Ahmedinexhadit për artin.