E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përtej murit

Si mundet një palestineze e edukuar dhe spirituoze, një arkitekte që ka studiuar në ShBA, që jeton dhe jep mësim në normalitetin sado të përkorë të Ramallah-ut, të futet në kokën dhe në dëshirat e të rinjve të dëshpëruar të Cisjordanisë, të gatshëm për gjithçka vetëm e vetëm që ta kapërcejnë murin dhe të arrijnë në Izrael?

Zgjidhja e Suad Amiry, tashmë autore librash të hidhët e brilante, nga Sharon dhe njerka ime te Jo seks në qytet, ka qenë ekstreme: të maskohet si burrë për tu bërë njëri nga ata dhe ta përballojë bashkë me ta një udhëtim nokturn dhe të rrezikshëm. Nga kjo ka lindur Murad, Murad. Është një reportazh mbi gjendjen e një Vendi që nuk ekziston, asaj Palestine të shkëputur nga muri dhe nga vendbanimet, që ka gjithnjë e më pak për tiu ofruar banorëve të vet.

E pra, atëherë është Izraeli objekti i dëshirës, për shkak të dritave të tij dhe punës që ende mund të shpresohet se mund të gjendet. E lidhur me një grup të dëshpëruarish të udhëhequr nga një shef jo formal, ai Murad i zgjuar dhe i pacipë, që i jep titullin librit, Amiry zvarritet malesh e gurishtash në një marsh prej dymbëdhjetë orësh. U bën bisht për mrekulli ushtarëve izraelitë në kërkim të klandestinëve, dëgjon tallje dhe biseda të errëta (më mirë të vdesim nga një plumb se sa nga mërzia në kafenenë e fshatit).

Një pjesë e mirë e shokëve të saj përfundojnë të arrestuar, shpëtojnë vetëm katër, mes të cilëve edhe Murad, por punë sgjen se sgjen. Janë rreziqet e këtyre jetëve të modeluara nga marrëzia e murit, që Suad Amiry rrëfen me një humor të saj të zi dhe me një shkrim vizionar. Ngase, lypset një dozë marrëzie për ta përshkruar këtë kohë të çmendur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›