E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi bën “harakiri”, humbet kreun

Në “Vila Park” u pa një skuadër e përgjumur, sidomos në repartin e mbrojtjes gjatë goditjeve të këndit. Dy gola të pësuar nga dy goditje këndi në minutën e 32-të dhe 52-të e bënë të pavlefshëm golin e realizuar nga Didier Drogba në minutën e 15-të të ndeshjes.

Një goditje perfekte nga rreth 35 metra e afrikanit mposhti portierin Bred Fridëll, duke kaluar skuadrën e Karlo Ançelotit në epërsi. Por londiezët nuk mundën dot ta ruajnë vantazhin, pasi u ndëshkuan nga goditjet standarde.

Riçard Djun në minutën e 32-të dhe Kollins shtatë minuta pas fillimit të fraksionit të dytë, përmbysën rezultatin në favor të ekipit të drejtuar nga Martin O’Nill.

Humbje me pasoja për Blutë, pasi Mançesteri nuk fali, duke fituar në “Old Traford” 2-1 ndaj Boltonit dhe duke rimarrë kryesimin e Premier Ligës. 22 pkë kanë “Djajtë e kuq, një më shumë se Çelsi.

Aston Vila 2 – 1 Çelsi

Aston Vila: Friedel; Cuellar, Collins, Dunne, Ëarnock; Petrov, Milner, Sidëell, Young; Carew (Heskey 81’), Agbonlahor. Trajner: M. O’Neil

Çelsi: Cech; Bosingëa (Ivanovic 69’), Carvalho, Terry, A.Cole; Essien, Malouda (J.Cole 84’), Lampard, Deco; Anelka, Drogba. Trajner: C Ancelotti

Golat: Dunne 32’, Collins 52’ / Drogba 15’

Gjyqtar: Stiv Benet

Kartonë të verdhë: Milner, Agbonlahor / A.Cole

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›