E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri nuk fal, i vetëm në krye

Një autogol i Zat Najt ka zhbllokuar rezultatin në favor të kampionëve në fuqi vetëm pesë minuta pas vërshëllimës së parë të gjyqtarit. Patris Evra bën gjithçka mirë nga e majta, kroson në zonë, Ouen gjuan me kokë dhe mbrojtësi mik, në përpjekje për ta larguar topin, e dërgon atë në portën e tij.

Antonio Valensia dyfishon epërsinë e vendasve në minutën e 33-të. Ekuadoriani shënoi golin e tij të parë me fanëllën e kuqe, pas një kombinimi të bukur me Geri Nevill në krahun e djathtë.

15 minuta para fundit, Tejlor shënoi për Boltonin, megjithatë, “Djajtë e kuq” mundën ta ruajnë deri në fund fitoren. Një tripikësh mjaft i çmuar, që e ngjit skuadrën e Mançesterit në krye të “Premier Ligës” me 22 pikë, duke përfituar edhe nga humbja e Çelsit.

Mançester Utd. 2 – 1 Bolton

Mançester Utd.: Van der Sar; Neville, Ferdinand, Evans, Evra (O’Shea 82’); Valencia, Carrick, Anderson (Scholes 86’), Giggs; Oëen (Ëelbeck 83’), Berbatov. Trajner: A. Ferguson

Bolton: Jaaskelainen; Ricketts, Knight, Cahill, Samuel; Lee (Klasnic 53’), Cohen (Davies 63’), Muamba (Basham 76’), Gardner; Taylor, Davies. Trajner: G. Megson

Golat: Knight (a.g) 5’, Valencia 33’ / Taylor 75’

Gjyqtar: Mark Klatenburg

Kartonë të verdhë: Davies  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›