E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgar Cani, gol për Polonia Varshavën

/* */

Sulmuesi shqiptar, Egdar Cani, po shndërrohet në një idhull te Polonia Varshava, me 22-vjeçarin që shënoi golin e skuadrës së tij në barazimin 1-1 me Gornik Zabrze.

Cani, i formuar si lojtar në Itali, realizoi në minutën e 32-të, përpara se sulmuesi nga Burkina Faso, Prejouce Nakulma, të barazonte në të 77’.

Për Canin, për të cilin ende nuk ka një ftesë në ekipin Kombëtar, bëhet fjalë për golin e dytë sezonal, duke qenë dhe golashënuesi i dytë më i mirë në skuadër pas brazilianit Bruno Kutinjo (4 gola).

Polonia Varshava ndodhet në vendin e 7-të me 15 pikë, katër më pak se Leh Poznan që kryeson kampionatin polak pas dhjetë javëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›