E Diel, 1 Nëntor 2026

Politikanet qe shkaterruan gjithcka

Historite e kandidateve qe ne pak minuta kane prishur nje fushate te tere elektorale. Nga Sarah Palin tek Caroline Kennedy ja disa prej rrefimeve me interesante

Fushatat elektorale jane histori te gjata qe kane nje fillim dhe nje fund qindra episode te vecanta dhe nje fill qe i lidh te gjitha bashke. Keshtu jane ne pergjithesi e sidomos ne SHBA ku prej kohesh kane arritur nje nivel pabarazie organizimi dhe profesionalizmi ku ka edhe sipermarrje individuale te perqendruara ne cilesite personale dhe historite e cdo kandidati. Per kete dhe te tjera arsye tregimet per fushatat elektorale ne SHBA jane nje zhaner i vertete letrar te afta te prodhojne dhe shesin nje sasi te madhe skupesh per shtypin cdo vit. Per kete arsye dhe per historite e vecanta te ndodhura gjate tyre jane thurur nje sere anekdotash dhe rrefimesh per tu treguar. Jane me te vertete aq shume sa shpesh grupohen edhe ne kapituj te vecante. Jane te ashtuquajturat surprizat e tetorit October surprize domethene ngjarjet e paparashikueshme qe ndryshojne rrjedhen e zgjedhjeve ne muajin qe i paraprin atij te votimeve. Ne fillim jane spotet elektorale disa sa te mrekullueshem aq edhe te cuditshem sa mbeten ne histori. Pastaj jane fjalimet. Ne SHBA fushatat elektorale kane te vecante faktin se mund te ndryshojne dhe shtremberohen nga nje moment ne tjetrin thjesht me nje fjalim apo me nje batute te arrire. Ne fund vijne gabimet. Edhe ato mund ta ndryshojne rrjedhen e gjerave me nje goditje te vetme. Nje shaka e pavend nje mbremje jo e kendshme nje dalje me shume ne ekran nje lapsus nje telash. Historia e fushatave elektorale amerikane perbehet edhe nga kandidate qe kane luajtur gjithcka ne pak sekonda duke cuar dem kapitalin dhe konsensusin e grumbulluar deri ne ate moment. Ja disa prej historive me pikante.

Sarah Palin

Ndikimi i Sarah Palin ne fushaten elektorale te John McCain ne vitin 2008 ishte me te vertete spektakolar. Shifrat neper sondazhe nisen te ngriheshin dukshem baza republikane rigjeti entuziazmin qe i kishte munguar deri ne ate moment dhe loja u hap serish. Pastaj guvernatorja e atehershme e Alaskes pranoi te intervistohej nga gazetarja Katie Couric ne rrjetin CBS. Le te flasim per intervisten ku Palin u shpreh se ishte eksperte e politikes se jashtme sepse nga Alaska shihej Rusia. Ishe ajo intervista ku nuk diti te thoshte emrin e gazetes qe i pelqente te lexonte apo ndonje nga betejat me te fuqishme te kandidatit qe ajo mbeshteste McCain ne Kongres. Me pak fjale aty tregoi se ishte nje katastrofe e vertete. Kurre me pare ne histori nje kandidat per postin e zevendespresidentit nuk kishte treguar se ishte kaq i papergatitur. Sondazhet filluan te pesonin renie te menjehershme pas asaj interviste skandaloze. Pastaj u nderthuren qindra situata te sikletshme dhe gafa. Perfundimi ishte i qarte. Pas asaj interviste Sarah Palin nuk doli me kurre ne televizion per te folur pas nje sistemi mbrojtes.

Howard Dean

Ndoshta e mbani mend. Ishte viti 2004. Howard Dean ishte guvernatori i Vermontit por mbi te gjitha kandidatit i Partise Demokratike per Shtepine e Bardhe. Ishte cilesuar si kandidati i blogjeve ai qe perdorte internetin per te mbledhur fonde dhe per te mobilizuar mbeshtetesit e tij. Nje lloj Obame ante litteram. Vetem se pak muaj me vone Obama fitoi zgjedhjet ne Iowa ato qe hapen garen ndersa Dean arriti nje vend te trete zhgenjyes. Kur hyri ne vendin ku ishin grumbulluar mbeshtetesit e tij mbajti nje fjalim sureal si nje i cmendur nisi te bertase dhe te tregoje shtetet ku ishte votuar e ku do te mbrohej me mish e me shpirt. I kuq ne fytyre dukej si nje njeri i pushtuar nga djalli. Te gjithe nisen te talleshin me te ne menyrat me te paimagjinueshme. Pati nga ata qe ulerimat e tij ia shtuan imazheve te filmave horror. Po te kerkoni ne You Tube me emrin Dean Scream do te gjeni gjithcka. Karriera e tij politike sigurisht qe u mbyll ate nate.

Jan Brewer

Ajo eshte guvernatorja e Arizones ajo qe firmosi ligjin famekeq te emigracionit e qe ne fillim te shtatorit sfidonte kundershtarin e saj demokratik ne nje debat televiziv.

Brewer u duk e pasigurt dhe ne veshtiresi qe ne fillim. Qe nga deklaratat e fillimit ai debat u shnderrua ne nje ankth. Pa e nxitur askush Brewer e cila nuk ishte e re ne profesion dhe qe mbulon detyra legjislative dhe qeverisese ne Arizone qe prej vitit 1983 sapo nisi te flase ndaloi. Uli shikimin dhe u perpoq ta niste nga fillimi. Me zerin qe i dridhej nuk mund te vazhdonte me tej dhe ndaloi serish. Nje deshtim i pamenduar. Pastaj ne fund ndodhi edhe me e keqja kur gazetaret i kerkuan te qartesonte deklaratat e saj rreth vrasjeve ne shkretetire per te cilat kishte folur vete me pare qendroi ne heshtje per disa minuta pastaj u largua nga studioja duke i lene te gjithe gojehapur. Diten tjeter u terhoq nga te gjitha debatet.

Caroline Kennedy

Vajza e Kennedy-t per nje kohe te gjate ka qene e rezervuar per rolin e saj ne politike edhe pse mbante gjithmone nje profil publik aktiv dhe te kujdesshem. Mbeshteste ne menyre te dukshme kandidaturen e Barack Obama-s per president. Pastaj kur Hillary Clinton la karrigen e saj ne Senat per tu transferuar ne Departamentin e Shtetit dikujt i erdhi ne mendje se Caroline Kennedy mund te bente rolin e senatores. Ajo dukej entuziaste dhe gjithcka dukej e bukur dhe e persosur per te ndodhur. Nje dite te bukur vendosi te jape nje interviste per New York Times. Ketu tregoi se me te vertete perbente nje rast unik jo vetem sepse nuk arriti te thoshte asgje te sakte per asnje argument por edhe sepse cdo sekonde permende fjalen you know. Ata te New York Times paten idene mizore per ta vendosur intervisten e zbardhur ne faqen e tyre te internetit. Sigurisht per
karrigen e saj ne Senat nuk u be me asgje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›