E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demokratet do te denohen per papunesine

Zgjedhjet Amerikanet e lodhur i denojne pavaresisht se ata trasheguan nje katastrofe ekonomike

Sot ne te gjithe Ameriken do te votohet per te ashtuquajturat zgjedhjet e mesit te mandatit dhe sipas gjasave Presidenti Obama dhe demokratet ne pergjithesi do ta paguajne me vone per nje sere deshtimesh qe kane renditur gjate periudhes kur erdhen ne pushtet. Por ai qe do te jete me vendimtari eshte ceshtja e papunesise pra e shtimit te numrit te te papuneve dhe e frikes se ndoshta endrra amerikane mund te mos realizohet me.

Sondazhet gjate periudhes parapergatitore te zgjedhjeve kane treguar se ne qender te shqetesimeve te votuesve eshte ekonomia. Papunesia ka kapur shifren 20 gjate presidences se Obames dhe edhe pse nuk eshte faji i tij por i katastrofes ekonomike qe Presidenti trashegoi nga paraardhesi i tij atij i duhet qe te perballet me pakenaqesine e njerezve te frustruar nga kjo situate e rende. Jane te shumte profesionistet te cilet kane dy vjet qe po heqin te zite e ullirit per tu punesuar dhe ajo cka eshte me e keqja eshte se pas ketyre dy viteve ajo qe eshte goditur me shume eshte shpresa dhe morali se gjerat do te marrin per mire. Eumlshte krijuar ideja se punet per shtresen e mesme po zhduken nga dita ne dite dhe se ne kete situate ata qe po perfitojne me shume jane te pasurit qe po behen perdite e me te pasur. Edhe ata qe kane pune nuk e kane ate te perhershme ose me kohe te plote dhe mbi te gjitha e kane te rrezikuar ne cdo moment. Qeveritaret shpetuan bankat me parate tona dhe tani bankieret qe e shkaktuan kete fatkeqesi jane te vetmit qe dolen te fituar nga corba qe gatuan sepse jane duke korrur perdite fitime te medha dhe mbi te gjitha ata nuk u japin me hua njerezve qe duan te nisin bizneset e tyre deklaron nje votues i pakenaqur.

Edhe pse ekonomia zyrtarisht eshte shpallur si jashte recesionit qe para 18 muajsh votuesit nuk e shohin te tille situaten. Tre persona ne gjashte nuk jane dakord me menyren me te cilen Obama e ka drejtuar ekonomine gjate periudhes kur u vendos ne krye te Shtepise se Bardhe edhe pse te gjithe jane te ndergjegjshem qe Presidenti trashegoi nje katastrofe ekonomike.

Demokratet kane deshtuar ne bindjen e njerezve se ata meritojne qe te levdohen per paketen e stimulit ekonomik prej 800 miliarde dollaresh qe kaloi ne Parlament ne muajin e dyte te qendrimit te Obames ne Shtepine e Bardhe. Edhe pse shume ekonomiste thone se kjo pakete shpetoi shume vende pune eshte shume e veshtire qe te shihen perfitimet e saj per publikun e gjere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›