Java te “Marubi”
27/01/2011 “Les deux anglaises et le continent” (2 English Girls) i regjisorit François Truffaut është filmi që çeli dje projeksionet e kësaj jave në kinemanë “Marubi”. Filmi, prodhim i vitit 1971, 124 min, vjen në frëngjisht me subtitra në anglisht, nën mbështetjen e ambasadës së Francës në Shqipëri.
Java te “Marubi” do të vijojë nesër, me shfaqjen e filmit dokumentar “A film unfinished” i regjisorit Yael Hersonski, i vitit 2010. Filmi, 87 minuta, me subtitra në anglisht prezantohet me rastin e ditës Kujtesë të Holokaustit, nga ambasada e Izraelit në Shqipëri, Oborri Mbretëror i Shqipërisë, Shoqata e miqësisë Izrael-Shqipëri.
Filmi që do të përmbyllë projeksionet e filmave të premten është filmi spanjoll “La Madre Muerta” (The dead mother) i regjisorit Juanma Bajo Ulloa, i vitit 1993, 106 minuta. Filmi është shfaqur edhe gjatë ditëve të Festivalit të Filmit në Tiranë, të mbajtur gjatë muajit dhjetor. Ai vjen në gjuhën spanjolle me subtitra në anglisht.
Një seri filmash për klimën dhe ndryshimin
Janë një seri filmash të krijuar nga instituti “Goethe” në bashkëpunim me “Ecomove International”, nën titullin “Klima. Kulturë. Ndryshim”. Me këto filma synohet që nëpërmjet shembujve nga vende të ndryshme të kërkohen shkaqet e ndryshimeve klimaterike dhe zgjidhje të mundshme për to. Kjo kolanë filmash, që vjen në kuadrin e projektit “Ndryshimet klimaterike si sfidë shoqërore”, të financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik, do të shfaqet sot në Tiranë.
Denzel Washington, një hero për trenin e çmendur
Pas pesë filmash së bashku rikthehen sërish në ekranin e madh. Është aktori Denzel Washington dhe regjisori Tony Scott që propozojnë për publikun “Unstoppable” (në shqip “Jashtë kontrollit” apo i “I pandalshëm”), një ndërthurje mes aksionit, dramës, aventurës dhe trilerit që ka filluar të shfaqet në kinema.
“Jashtë kontrollit” në vitin 2001
Një tren i stërmadh me 39 vagonë, pa asnjë teknik në lokomotivën e tij del jashtë kontrollit në linjën hekurudhore që përshkon fushat e Ohajos. Transporton lëndë të djegshme, mbetje toksike dhe nëse nuk ndalet është si një misil gjigand që shkon drejt zonave të populluara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E gjitha kjo do të ndodhte mëngjesin e një dite tetori në një stacion të madh hekurudhor të Pensilvanisë kur një punonjës i pakujdesshëm gjatë punës do të ngatërronte komandat automatike. Treni i vënë në lëvizje fiton shpejtësi menjëherë, ndërsa brenda tij nuk gjendet askush që ta ndalojë. 300 kilometra më larg, veterani i quajtur Frank Barnes (interpretuar nga Denzel Washington) dhe makinisti i ri Will Gordon (interpretuar nga Chris Pine) sapo kanë marrë shërbimin, pa e ditur që kanë përpara një ditë tepër të vështirë, kaotike dhe të shfrenuar që do t’i shndërrojë ata në heronj. Aksioni triler prej 100 milionë dollarësh është frymëzuar nga një incident i vërtetë që ka ndodhur në të njëjtin vend ku është xhiruar ngjarja në vitin 2001. Në atë kohë treni numër 8888 doli jashtë kontrollit duke u spostuar nga linja hekurudhore dhe duke u drejtuar me një shpejtësi të madhe mes përmes Ohajos. Shkaku ishte pozicionimi i valvulës së shpejtësisë në maksimum në vend që të vihej në komandën stop.
“Unstoppable”, ritëm dhe adrenalinë
Historia e vërtetë dhe rrëqethëse e heronjve të Amerikës, atyre njerëzve të thjeshtë që falë përkushtimit dhe kurajës arrijnë të shmangin katastrofa është një shkas i mirë për të nisur një film të fortë ku shartohen aksioni, aventura dhe drama. I tillë është “Unstoppable” i Toni Scott (vëlla i Ridley e regjisor i aftë në shkrirjen mes spektaklit dhe tensionit emotiv, e për këtë mjafton të kujtosh “Top Gun” apo “Man on Fire”) që i përket kategorisë së botës të shpëtuar nga njerëzit e zakonshëm. Në këtë film janë në qendër të vëmendjes dy punëtorë të hekurudhës amerikane, e cila ka organizuar gjithnjë transporte të mëdha mallrash. Lokomotiva gjigante, të ndjekura nga dhjetëra vagonë që transportojnë gjithçka nga trungjet e stërmëdha të pemëve deri tek materialet e dëmshme për shëndetin e njerëzve. Mijëra njerëz që punojnë në këtë shërbim që është i shtrirë në mbarë vendin. Ndaj edhe filmat e trenave janë një kategori më vete në kinematografinë hollivudiane dhe mbi të gjitha shquhen për realizimin që i karakterizon. “Duke besuar tek aktoret për karakterizimin e personazheve, duke vlerësuar vendet reale dhe duke synuar të ruajë vërtetësinë më tepër sesa efektet speciale, Tony Scott firmos një film aksion nga ata që i konfirmojnë kinemasë një art të pastër të lëvizjes”. Kështu shkruan Alessandra Levantesi në gazetën italiane “La Stampa”. Ndërsa Michael Phillips nga “Chicago Tribune” dhe Keith Staskiewicz nga “Entertainment Weekly” shkruajnë përkatësisht: “Çfarë e bën këtë film të funksionojë? Thjeshtësia!” dhe “Është e gjitha rreth shpejtësisë, zhurmës, furisë –dhe në këtë pikë, Tony Scott është regjisori i duhur”.