Gati ekspertiza nga hetuesit e FBI-së
27/01/2011 Një grup specialistësh nga Amerika zbresin në Tiranë për të hetuar demonstratën e 21 janarit
Të huajt takim me grupin e hetimit, përcaktohet plani i punës së tyre në këtë dosje
TIRANE- Mbërrijnë nga Amerika ekspertë të agjencive të specializuara hetimore FBI dhe AFP, të cilët pritet të fillojnë së bashku me policinë punën e menjëhershme për ndërtimin e eksperimenteve balistike, me qëllim nxjerrjen e një konkluzioni përfundimtar mbi autorët e vrasjes së tre personave në demonstratën e 21 janarit. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë, të cilat i thanë gazetës “Metropol” se ekspertët amerikanë pasditen e djeshme kanë zhvilluar një takim me prokurorët e çështjes, ku kanë bërë prezantimin dhe njohur me rrethanat dhe provat e administruara në dosje nga përfaqësuesit e organit të akuzës. Nuk dihet me saktësi se sa është numri i specialistëve të ardhur nga Amerika për hetimin e demonstratës së 21 janarit, por burimet thanë se përgjatë ditës së djeshme ata kanë diskutuar me grupin e hetimit duke planifikuar hapat e para se nga do t’ia nisin për të nxjerrë një rezultat shkencor mbi pozicionin se nga kanë ardhur të shtënat, cila armë ka sjellë vdekjen e tre demonstruesve dhe plagosjen e disa të tjerëve, si dhe një sërë kërkesash, të cilat do i parashtrohen me shkrim nga Prokuroria shqiptare. Pritet që ekspertët amerikanë të fillojnë punën brenda kësaj jave dhe pas një ekzaminimi dy javor ata do të nxjerrin raportin përfundimtare në të cilin do tregojnë realitetin e situatës së përgjakshme të demonstratës, ku humbën jetën tre personat civilë Faik Myrto nga Fieri, Zyber Veizi nga Gjirokastra dhe Hekuran Deda nga Dibra. Ndërkohë krahas këtij takimi gjatë ditës së djeshme grupi i hetimit ka shkuar në ambientet e Gardës së Republikës ku ka evidentuar 81 gardistë të plagosur me mjete të forta. Hetuesit kanë pritur me shumë se gjysmë ore para dyerve të Gardës, pasi oficeri i rojës nuk i ka lejuar të hynë deri në momentin që ka marrë urdhrin nga komanda. Më pas çdo i plagosur është mbajtur shënim, si dhe vendi ku ka pasur dëmtime, ndërkohë që për të gjithë këta Prokuroria e Tiranës ka kërkuar kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor. Gjatë ditës së djeshme në Prokurorinë e kryeqytetit janë paraqitur edhe inspektorë të Avokatit të Popullit, të cilët kanë marrë takim me prokurorët e çështjes për t’i vënë në dijeni se gjatë hetimit akuza duhet të ketë parasysh dhe veprimet arbitrare të policisë, që sipas tyre janë gjuajtja me gurë ndaj demonstruesve, shoqërimi i tyre në mënyrë të dhunshme, si dhe keqtrajtimi në dhomat e ndalimit në komisariate. Lidhur me hetimin e demonstratës së 21 janarit Prokuroria ka aktivizuar rreth 20 hetues për të kryer verifikime në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Ekspertimi, deri tani asnjë armë që ka vrarë demonstruesit
Demonstrata, Prokuroria fletë-thirrje dy
deputetëve Bensik Bare e Fatmi Xhafa
Krahas hetimit të gardistëve për vrasjen e tre demonstruesve, hetime paralele janë duke u kryer dhe për organizatorët, drejtuesit dhe nxitësit e demonstratës së dhunshme. Duke u bazuar mbi procedimin penal që është regjistruar për zbardhjen e kësaj pjese, Prokuroria e Tiranës ka prerë fletë-thirrje për dy deputetët e PS Bensik Bare dhe Fatmir Xhafa. Këta dy të fundit janë fiksuar nga kamerat se kanë qenë mes turmës së demonstruesve, ndërkohë që sipas burimeve Xhafa ka pretenduar se ka rënë preh e dhunës fizike të ushtruar nga efektivat e policisë. Thirrja e tyre në Prokurori do të bëhet në ditët në vazhdim, ku pritet të pyeten lidhur me organizimin, drejtimin dhe masat e mara për kontrollimin e turmës së njerëzve që Partia Socialiste kishte grumbulluar para godinës së Kryeministrisë. Bare dhe Xhafaj janë dy emrat që kanë kontribuar në këtë proces, dhe për pasojë Prokuroria e ka parë të arsyeshme t’i ftojë për t’i pyetur lidhur me demonstratën e 21 janarit. Pak ditë më parë organi i akuzës kryeqytetase ka thirrur për të dëshmuar dhe përfaqësues të tjerë të PS dhe partive të tjera të opozitës. Mes tyre qëndrojnë emrat e Spartak Ngjelës, Tom Doshit, Paulin Stërkaj, Skënder Gjinushit, Gramos Ruçit, Pjerin Ndreu e të tjerëve. Doshi ishte planifikuar për t’u pyetur ditën e martë, mirëpo duke qenë se në ambientet e Prokurorisë kishte shumë kamera, ai ka preferuar të shtyjë paraqitjen në Prokurori për të dëshmuar. Burime pranë Prokurorisë thonë se hetimi i kësaj ngjarje do jetë gjithë përfshirës dhe se do fillojë kryerjen e procedurave penale tek organizatorët “de juro”, por dhe “de fakto” të demonstratës së dhunshme të opozitës shqiptare. Ndërkohë për sa i përket firmosjes së 6 urdhër-arresteve, Prokuroria sqaron se ato kanë dalë nga pamjet filmike dhe nga dëshmitë paraprake të plagosurve dhe dëshmitarëve okularë. “Nuk janë arrest në flagrancë, pasi në këtë moment do të kishim një procesverbal arresti nga oficerët e Policisë Gjyqësore. Urdhrat janë firmosur në orët e para të mëngjesit duke u gdhirë dita e shtunë. Urdhrat e ndalimit nuk kanë asnjë afat kohor, mund të ekzekutohen në çdo moment. Më pas personat që do të ndalohen do të shkojnë në gjykatë për vlerësimin e masës së ndalimit”,-thanë burimet pranë Prokurorisë së Tiranës. Për zbardhjen e ngjarjes së demonstratës së 21 janarit, Prokuroria është duke pyetur dhjetëra persona, ndërkohë që lidhur me ngjarjen janë aktivizuar dhe dy oficerë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ata kanë sekuestruar mbi 50 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshme të Gardës së Republikës, me qëllim kryerjen e ekspertizës balistike për të mësuar se cilat nga armët ka qenë “shkaktarja” e vrasjes se tre personave, si dhe plagosjen e disa të tjerëve. Nga ekspertimet asnjë armë s’rezulton që të ketë qëlluar në drejtim të demonstruesve.
Pranga Liri Halili e dy të tjerëve
Kapet “kamikazi” i Benzit, hyri brenda në Kryeministri
TIRANË- Edhe tre persona të tjerë janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit me akuzën se kanë goditur me gurë efektivat e rendit që po ruanin Kryeministrinë më 21 janar 2011 në Tiranë. Mes tyre ndodhet edhe “kamikazi” 40-vjeçar nga Kamza që drejtoi mjetin tip “Benz 240” drejt derës kryesore të Kryeministrisë. Në bazë të urdhrit të prokurorit u bë ndalimi i shtetasit Liri Halili, 40 vjeç, lindur dhe banues në Kamëz. Me vendimin e datës 25.01.2011, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka dhënë masën “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprën penale të “goditje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë”, me datë 21.01.2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Lajmi për këto arrestime është bërë i ditur nga burimet zyrtare të policisë së Tiranës, të cilat thanë se shërbimet e komisariatit të policisë nr.3 në bazë të urdhrit të prokurorit bënë ndalimin e dy shtetasve të tjerë, Olti Topi, 29 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë dhe Ervis Domi, 29 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias të Ri. Sipas policisë, nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në demonstratën e datës 21.01.2011, kanë goditur me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të policisë, të planizuar me shërbim para godinës së Kryeministrisë.
Kreu i sindikatës së minatorëve
Fiqiri Xibri, i dënuar për manifestime të paligjshme
Zyra e Shërbimit të Provës informoi Prokurorinë mbi shkeljen e vendimit të gjykatës nga shtetasi Fiqiri Xibri, i cili ka qenë i dënuar me vendimin e gjykatës Tiranë nr. 1531, datë 25 nëntor për veprën penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullimin e manifestimeve të paligjshme”, duke vënë në provë për 18 muaj me detyrimin që të mos kryejë përsëri këtë vepër penale. Në kushtet e shkeljes së këtij vendimi gjyqësor, Shërbimi i Provës ia referon këtë çështje Prokurorisë për shqyrtim.
Saktësim projeksionit të plumbave
Autopsi tjetër të vrarëve, pritet zhvarrimi i tyre
Akuza e kryeqytetit dërgoi dje në mjekësinë ligjore në Tiranë kërkesat për kryerjen e autopsisë së tre personave që gjetën vdekjen në demonstratën e 21 janarit në Tiranë. Edhe pse trupat e tre personave që gjetën vdekjen, tashmë janë varrosur, Prokuroria ka kërkuar kryerjen e autopsisë nga mjekësia ligjore për të dhënat shkencore mbi shkakun e vdekjes. Në autopsi pritet të saktësohet projeksioni i plumbave dhe një sërë detajesh të tjera që do të hedhin dritë mbi mënyrën e vrasjes së tre shtetasve që humbën jetën si pasojë e goditjes me armë zjarri në demonstratë.
Ekzekutimi i urdhër-ndalimeve
Akuza: Duam 6 gardistët Policia: S’mund t’i ndalojmë
Prokuroria e Përgjithshme ka ripërsëritur edhe njëherë 6 urdhër-ndalimet për zyrtarët e Gardës së Republikës, të cilat prej pesë ditësh nuk janë zbatuar nga policia. Me një shkresë zyrtare drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokuroria njoftohet se ka rikujtuar policinë, se ndalimi i gjashtë zyrtarëve të Gardës së Republikës, do ta ndihmonte hetimin që po zhvillohet rreth ngjarjeve të dhunshme që shoqëruan demonstratën e 21 janarit.
Këshillimi
Duhet të qëndronim në pozicionet e caktuara, si dhe na jepeshin në mënyrë të vazhdueshme këshilla për të mos bërë asnjë gjest provokimi ndaj turmës që ishte në shesh, pasi çdo veprim i yni do të sillte përkeqësimin e situatës.
Inati me policinë
Nuk i kuptoja pse ishin kaq të inatosur me ne, pasi të jesh polic, je në shërbim të tjetrit dhe jo në shërbim të vetes. Këtë e them nga eksperienca që kam kaluar pasi, çdo herë policët sulmohen duke u provokuar dhe u gjuajtur në mënyrë të dhunshme.