E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jave ironike

Me ne fund u mor ky i bekuar vendim qe do ti lere njerezit te levizin me kollaj ne kontinentin e vjeter me shpresa te reja me mall te farketuar ne shekuj dhe etje te kripur ne pritjen e 20 vjeteve te tranzicionit. Kete jave pati dhe tmerr - ju me siguri i keni pare lajmet. E me e bukura kete jave Qetesori i Big Brother u shpall person ne kerkim.

Heqja e vizave eshte vertet nje dite per tu shenuar eshte ne fakt nje moment historik. Marrin fund ketu mundime te shumta per qytetaret tane qe nuk ka nevoje ti permendim me radhe ketu pasi te gjithe e kemi perjetuar ndarjen. Edhe ata qe iken edhe ata qe qendruan ketej shume shpesh u ndane. Pas liberalizimit te vizave kjo ndarje merr fund. U deshen pothuaj 20 vjet por serish ia vlen te gezohesh ne dite te tilla me ate tip gezimi te ndershem qe njeriu ndien kur gjen nje moment pa trafik kur mund te kaperceje bulevardin lehtesisht dhe leviz lirisht.

Ngjarja tjeter qe ndodhi kete jave ishte aksidenti i rende automobilistik i autobusit te linjes Tirane-Athine. Shume nga shqiptaret qe vdiqen ne kete aksident jetonin prej vitesh jashte vendit. Te pajisur me dokumente qendrimi ne Greqi ata leviznin lirisht. E megjithate levizja e lire nuk ua shpetoi dot jeten. Njerez vdesin perdite ne rruget tona per arsye te mungeses se infrastruktures. Ata nuk duhet te mbahen mend vetem si statistika. Dikush duhet te mbaje pergjegjesi per te gjitha rastet kur mangesite e rrugeve bejne te mundur vdekjen e qytetareve. Ndersa festat per levizjen e lire kaluan vdekja e njerezve ne rruge vazhdon. Kjo nuk eshte aspak mire keshtu.

Kater femijet e vdekur ne Sukth jane nje portret ulerites i skamjes dhe harreses qe ka pllakosur nje numer te madh. Kjo nuk na pelqen aspak por ja qe eshte e vertete gjithe diten dhe gjithe naten. Kater vdekjet e vogla ne ate ngrehine si te Migjenit akuzojne per harrese dhe neglizhim. Per dhune ne familje per braktisje per izolim per varferi ekstreme per mungese vemendjeje nga shoqeria dhe nga shteti. Keta femije dhe te tjere si ata nuk mund ti gezojne frytet e levizjes pa viza. Ata nuk do te shkojne dot kurrkund. Dhe sa boshe tingellojne ato pretendimet per zhdukjen e varferise paturpesisht transparente si rrobat e reja te mbretit.

Mijera femije shqiptare jetojne ne kushte te ngjashme me kater femijet e Sukthit dhe eshte e sigurt se ka edhe me keq. Une vras mendjen nese Strategjia Kombetare per Femijet thote ndosend per femijet e paperkedhelur te Shqiperise ata te cileve varferia ua vjedh femijerine e qe ndonjehere i vret. Cilat ishin strukturat e paafta qe mund ti kishin shpetuar keta femije. Qe mund te kishin kuptuar se kjo nene fatkeqe ka nevoje per ndihme qe ti rrise A nuk duhet shteti edhe per raste si ky - apo me mire sidomos per raste si ky Po ku ishte Ka mijera raste si ky anembane Shqiperise. Shenje civilizimi te vertete europian do te shfaqim atehere kur shteti ne vend se te shpenzoje ne dukje cdo dite per propagande te kujdeset qe kjo histori te mos perseritet.

Ngjarja e fundit qe do permend eshte Sori ne kerkim. Eumlshte e vertete per disa ore diten e enjte Qetesori i famshem i Big Brother-it u shpall ne kerkim. Dukati dhe Orikumi ne konflikt me shtetin per pronat. Ministri Basha akuzon Partine Socialiste se qendron pas ngjarjeve. Ceshtja politizohet dhe per rrjedhoje banalizohet - por nuk zgjidhet. Eumlshte ceshtje pronash. Njesoj si ceshtja e liberalizimit te vizave eshte ceshtje praktike edhe kjo kur politizohet e banalizohet. Prandaj Shqiperia mbetet nje vend banal. Ku tjeter personazhi qe per 100 dite dihej nga te gjithe se ku ndodhej shpallet ne kerkim. Kjo zgjati vetem disa ore se Sori vajti vete ne polici te dorezohej. Nuk mora dot vesh se ci ndodhi me tej. Ne sheshin Nene Tereza nisi muzika.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›