E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefektura ndal punen e bashkise mbeten te hapura rruget e Korces

Perplasja Prefekti pretendon se po punohet pa leje bashkia kundershton

Nje konflikt mes Bashkise se Korces dhe Prefektures ka cuar ne pezullimin e punimeve qe po behen ne qender te qytetit. Nje segment rrugor ne bulevardin kryesor te qytetit ka mbetur i hapur duke krijuar probleme per levizjen e lire te mjeteve si pasoje e rrugeve te demtuara dhe punimeve te ngelura pezull. Punimet qe kane nisur pak kohe me pare kur rruget u hapen per te shtruar rrjetin e kanalizimeve si pjese e projektit te investuar nga pala gjermane jane bere molle sherri per faktin se nga ana e prefektures pretendohet qe bashkia po zbaton ne terren planin urbanistik te qytetit qe nuk eshte miratuar ende. Sipas prefektures jo vetem ka nje mbivendosje te projekteve por po kryhet zbatimi i projektit te qendres qe parashikon ngushtimin e rrugeve dhe zgjerimin e trotuareve vendosjen e gjelberimit dhe te ndricimit si dhe ndertimin e nje lulishteje perballe kinemase Millenium. Nga ana e saj prefektura ka ndermarre pezullimin e punimeve pasi keto te fundit po kryhen pa leje ndertimi dhe pa marre miratimin ne KRRT te projektit per qendren qe u kthye ne nje debat disa muaj me pare kur u rrezua disa here nga Keshilli i Rregullimit te Territorit dhe nga keshilli bashkiak. Por sipas Bashkise se Korces nderhyrjet qe po kryhen ne rruge i perkasin projektit te kanalizimeve dhe aktualisht si pjese e fazes se katert te ketij projekti parashikohet edhe rehabilitimi i rrugeve. Sipas bashkise prefektura ngaterron dy projektet.

Punimet i perkasin fazes se kater te projektit te kanalizimeve. Firma zbatuese duhet te kryeje kthimin e rrugeve ne gjendjen e meparshme thote nenkryetari i bashkise Sotiraq Filo. Por prefekti Andra Mano thote se punimet jane bllokuar pasi nuk ka leje per kryerjen e tyre. Ne kete zone po zbatohet projekti i qendres per te cilin nuk eshte marre miratimi nga KRRT.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›