E Shtunë, 31 Tetor 2026

Javën e ardhshme, zhvillohet në Kosovë debati për zbatimin e Kushtetutës

Kryesia e Kuvendit kërkoi nga qeveria e Kosovës informatë për nivelin e zbatueshmërisë së Kushtetutës në gjithë territorin e Kosovës. Kjo informatë nuk ka arritur prandaj Kryesia e Kuvendit të premten nuk ka mundur të vendos për datën e debatit në Kuvend. Kjo çështje vlerësohet si shumë serioze, andaj nuk është dashur të merret ndonjë vendim pa u informuar nga qeveria, deklaroi pas takimit kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi. Ai informoi gjithashtu se debati

 është lënë që të vendoset në ditët e ardhshme, të hënën ose të martën për tu marrë vesh sesi do t ia bëjnë kërkesës së LDD. Krasniqi informoi se do të përgatisin sa më mirë debatin për çështjen që është kërkuar. Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDD, Lulzim Zeneli pret që vendimi të merret të martën e javës pasuese. Por ai kërkon që pas debatit Kuvendi të merr një qëndrim i cili do të jetë obligativ për qeverinë. Ne konsiderojmë se një debat i tillë nuk duhet të trajtohet si debatet që kanë qenë deri më tash, kuvendi i Kosovës duhet të prodhojë një dokument i cili do të jetë obligativ për ekzekutivin e vendit dhe mbi këtë bazë, mbi këtë qasje udhëheqë grupi parlamentar i LDD dhe do të prezantoj draft dokumentin në fillim të javës së ardhshme në Kuvendin e Kosovës, tha Zeneli. Në seancën e ardhshme u tha se do të diskutohet edhe për planin e veprimit të Komisionit për Integrime Evropiane

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›