E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Shpenzimet e qeverisë kanë lënë pa përfunduar projekte në Berat

Deputeti socialist Erion Braçe në daljen e tij publike ka kritikuar qeverinë, duke theksuar se në mungesë të plotë të transparencës ka vendosur të shkurtohen mbi 250 mln usd duke konfirmuar për të disatën herë rresht, faktin se arka e shtetit është bosh. Sipas tij, nisur nga kjo shumë prej investimeve në zonën e Beratit janë të pamundura, duke shtuar se shpenzimet operative të qeverisë kanë lënë pa përfunduar shumë projekte në këtë qark që kërkojnë

ndërhyrje të menjëhershme. Ai u ndal më konkretisht në projektet e qytetit të Beratit, për të shtuar se në këtë qytet duhet ndërhyrje urgjente për të përmbytur në lagjet e tij periferike, kryesisht Uznovë për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Osum. Qyteti është përmbytur në lagjet e tij periferike, kryesisht Uznovë për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Osum. Qyteti është në rrezik të madh, përmbytja mund të zgjerohet po për shkak të lumit dhe rrezikut të lartë të rezervuarve në periferi të qytetit të tejmbushur e në rrezik për digat e tyre në Duhanas e Bilce. Qyteti është në rrezik në lagjet historike të tij, Mangalem e Goricë por edhe në lagjet e reja informale të ngritura në shpatet lindore e perëndimore të kalasë së Beratit ku ka rrëshqitje masive të dherave dhe gurëve të mëdhenj, u shpreh Braçe. Në këto kushte, sipas tij qeveria ka shkurtuar grandin në komunën Vertop me 42 mln lekë, në Rroshnik me 30 mln lekë, në Sinjë 50 mln lekë, në Lumas 40 mln lekë, në Perondi 45 mln lekë, në Kozare 30 mln lekë, në bashkinë Berat 220 mln lekë. Në këtë drejtim, ai shtoi se komunat nuk kanë asnjë qindarkë në arkë për të përballuar këtë emergjencë e për të ndihmuar banorët në nevojë jetike. Buxheti për to nuk është çelur ende!! Po i bëj apel Sali Berishës, tek i cili në trajtë të shkresave zyrtare ky informacion është prej ditësh, të ndërpresë politikën e veshit të shurdhër, të marrë masa të menjëhershme, të çelë buxhetin e të tërheqë ndërprerjen e fondeve publike për këto komunitete të cilat tani janë në nevojë ekstreme! Të ndërhyjë tani, nesër do të jetë shumë vonë!, vijoi ai. Ndër të tjera, Braçe përmendi një sërë problemesh që sipas tij përballen qytetarët e kësaj zone, ku veçoi faktin se mësimi dhe edukimi është ndërprerë fare në 4 fshatra të komunës Vertop, rrugët kombëtare Lushnjë-Berat, Berat-Skrapar, Berat-Fier, Kuçovë-Elbasan janë dëmtuar rëndë aq sa në 80% të trupit dhe 60% të gjatësisë së tyre nuk mund të lëvizet normalisht. Ai informoi se vetëm ditën e djeshme është normalizuar pas 2 ditësh mungesë, furnizimi me ujë i qytetit të Beratit dhe disa fshatrave përreth tij, ndërkohë që shtoi se po hyn në krizë furnizimi me ujë i qytetit të Poliçanit.

Last Updated on E Premte, 19 Shkurt 2010 22:00

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›