E Shtunë, 31 Tetor 2026

Javën e ardhshmepritet WikiLeaks-ikroat

ZAGREB- Ish kandidati presidencial i Kroacisë, Dejan Golubic, ka themeluar një faqe interneti sipas shembullit të WikiLeaks-it, e cila do të publikojë informata për politikanët e vendit.

Golubic deklaroi se ka ardhur koha që dikush ta thotë të vërtetën, ndërsa materialet anonime do të mbështeten nga provat.

Sipas mediave kroate, Golubic zotëron dokumenta të fshehta për aferën e ish kryeministrit Ivo Sanader. Pritet që faqja në internet të fillojë të funksionojë prej javës së ardhshme.

(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›