Shtyhet per here te gjashte pretenca
Shtyhet per here te gjashte dhenia e pretences per 29 te pandehurit e akuzuar per tragjedine e Gerdecit. E ndersa nje seance me pare shkak u be mungesa e te pandehurit Ylli Pinari kete here ishte i pandehuri tjeter Mihal Delijorgji ai qe solli deshtimin e seances. Me nje leter derguar gjykates Delijorgji kerkonte qe seanca te mos zhvillohej pa pranine e avokatit te tij mbrojtes Gezim Veleshnja ndersa ky i fundit po me ane te nje letre kerkonte shtyrjen e procesit per nje tjeter dite pasi ai ndodhej ne Gjykaten e Larte si mbrojtes i ish-zv.kryeministrit Ilir Meta. Ne keto kushte gjykata ka shtyre gjyqin per diten e marte. Aktualisht procesi eshte ne fazen e konkluzioneve perfundimtare te Prokurorise e cila ka per te lexuar edhe 150 faqe nga materiali voluminoz prej 500 faqesh te pretences.