Ruli 5 milione leke Tahirit
Gjykata e Tiranes ka nisur shqyrtimin per nje tjeter padi per shpifje mes politikaneve. Behet fjale per padine e ngritur ndaj deputetit Saimir Tahiri nga ish-ministri i Ekonomise dhe Energjetikes aktualisht minister i Bujqesise Genc Ruli. Ky i fundit e akuzon Tahirin se ka shpifur ne disa deklarata ku ai e akuzonte Rulin si te implikuar ne afera korruptive me koncesionet e kromit. Per keto akuza te cilat i quan te paverteta deputeti Ruli kerkon si demshperblim nga kolegu socialist shumen prej 5 milione lekesh. Ceshtja po gjykohet ne Gjykaten e Tiranes nga gjyqtari Ervin Pollozhani. Pas dy seancave pergatitore ne te cilat deputeti Tahiri nuk u paraqit ceshtja u vendos te kaloje ne seance gjyqesore.