E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jay Z adhurues i Arsenalit

Kur bëhet fjalë për ekipin e tij të favorizuar, atëherë Jay Z ka vetëm një emër, Arsenal. Atë mund ta shikoni duke i kafshuar thonjtë kur luan kjo skuadër.

Mu për këtë shkak, The Gunners (topxhinjtë) i kanë ofruar atij dhe gruas së tij Beyonce vende të lira në stadiumin e Londrës për ti shikuar ndeshjet e futbollit në lozhën për mikpritjen e fansave.

Klubi ka kontaktuar me reperin e famshëm pasi ka lexuar shkrimet e tij qe ai është një tifoz i madh i Arsenalit.

Jay tha se “dëshiron t’i falënderoj ata për ofertën që ia kanë bërë”.

Kapiteni i Arsenalit, CESC FABREGAS, është lojtari i favorizuar i Jay-Z, përderisa ai shprehi dëshirën të bisedonte me të dhe me djemtë e tjerë të ekipit.

Këngëtari ishte parë edhe në stadiumin e Manchester City, “Eastlands”, por ai e bëri të ditur që kishte shkuar atje vetëm për ti parë kundërshtarët e tij.

Ai shtoi: "Unë jam i kënaqur me Arsenal dhe tash e dini që unë e mbështes atë ekip”.

Është përfolur që ai është edhe fans i Chelsea, mirëpo këngëtari tha që “ata janë të mirë po për mua mbetet vetëm Arsenali”.

Arsenali gjatë kësaj jave do të luaj me Manchester United, dhe Jay Z ka premtuar se nëse fitojnë ai do t’i ftoj ata në villen e tij në New York.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›