E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësoren. Policia nis hetimet

TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësoreje ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë stadiumit ‘Dinamo” në Tiranë.

Këmbësorja mësohet të jetë transportuar në QSUT për të marrë mjekimet e duhura ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i saj.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›