E Shtunë, 31 Tetor 2026

Je e bukur? Shkoni në Brazil dhe hani falas

BRAZIL- Jeni një femër bukuroshe? Atëherë Brazili bën për ju. Në Brazil në rrjetin e restoranteve italiane, “Spoleto” mund të hani sa të doni dhe të mos paguani asnjë cent.

Për të vlerësuar bukurinë e klientëve janë vetë femrat të cilat, pasi shihen në pasqyrën e vendosur në lokal, kamerieri i pyet: Ndihesh e bukur?

Mjafton të ndihesh e bukur dhe të pranosh këtë fakt, atëherë ushqehesh falas. Por, në mjaft raste përgjigjia që marrin kamarierët është dhe “ Po talleni me mua!

Drejtuesit e rrjetit të restoranteve sqarojnë është se fushata e marketingut të ndërmarrë ditët e fundit, është për të stimuluar auto vlerësimin e seksit femër.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›