E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-bashkëshorti kërcënon Lopez: Dua 3.75 mln për videon seksi

SHBA- Jennifer Lopez po përballet me një ‘betejë’ të fortë ligjore për të ruajtur imazhin e saj si nënë e dy binjakëve dhe yll ndërkombëtar i muzikës latino-amerikane, me qëllim ndalimin e një kasetë seksi, ku ajo paraqitet në skena hot me ish-burrin e saj, Ojain Noa.

Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez kërkon plot 3.75 milionë dollarë nga ylli i muzikës latino-amerikane, me pretendimin se disponon jë video seksi kur ato ishtin të martuar.

Beteja e këngëtares me ish-burrin Ojain Noa rreth pamjeve provokuese të filmuara gjatë muajit të tyre të mjaltit në vitin 1997 dukej se do të zgjidhej këtë javë, por ish-bashkëshorti i yllit duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë.

“Ajo çfarë avokatët e Jennifer Lopez na ofrojnë është qesharake. Ne kërkojmë 3.75 milionë dollarë”, ka thënë Ed Meyer menaxher i ish-bashkëshortit të Lopez. 

Mediat amerikane kanë fotografuar Lopez të dilte nga gjykata e veshur e gjitha në të zeza, teksa me një pale syze të errëta përpiqej të fshihte tërbimin dhe mërzinë e saj. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›