E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Pa LSI në koalicion nuk mund të fitojë dhe qeverisë dot e majta

TIRANE-Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili theksoi sot se pjesëmarrja e LSI në koalicion me PS është një tregues më shumë për fitoren e së majtës në zgjedhjet parlamentare dhe krijimin e qeverisjes së ardhshme.

I intervistuar nga gazetarja Ola Bruko në rubrikën “Opinion”, në studion e News24, Vasili vuri në dukje se në marrëveshje nuk ka përcaktime për kryeministrin e ri.

“Pa kontributin e LSI nuk mund të ketë fitore së të majtës, por pa pjesëmarrje të LSI në qeveri nuk do të ketë funksionim korrekt të ekzekutivit”.

I pyetur mbi detaje nga marrëveshja e LSI me PS, Vasili tha se ‘marrëveshja do zbërthehet pas zgjedhjeve’.

Kurse mbi cështjen e kryeministrit, Vasili ritheksoi një deklaratë të Ilir Metës.
“Ka qenë një marrëveshje e firmosur në një sfond emblematik dhe për mënyrën si ndërtohet marrëveshja. Sigurisht në deklarata elektorale duhet të ketë nga cdo lloj kërkese, por sa i përket cështjes së kryeministrit, e majta e bashkuar ka një detyrë thelbësore dhe të rëndësishme. Deri ditën që vota nuk është numëruar dhe derisa kryeministri tjetër është ende në fuqi nuk ka asnjë aludim. Çdo lloj përqëndrimi në këtë pikë është shpërqëndrim”. 

Vasili tha gjithashtu se LSI ka bërë një fushatë tepër edukative qe e dallon nga të tjerët.
“Nuk kemi përdorur gjuhën e ashpër. Nuk kemi qenë pjesë e provokimeve e incidenteve dhe jemi të përqëndruar në atë që është dimensioni ynë”.

Petrit Vasili u shpreh dhe mbi programin e LSI, duke e cilësuar atë mjaft të thjeshtë dhe të qartë.
“Kush dëgjon LSI e kupton direkt se bëhet fjalë për një veprim konkret për punësim. LSI, sa e shqipton, identifikohet me një aksion konkret”.

Petrit Vasili u shpreh se LSI në këto zgjedhje parlamentare do të vijë me rezultat suprizë.

vijonn

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›