Jean Cope, kryetar i ri i UMP-së

Jean Cope, një aleat i ish-presidentit Nicolas Sarkozy, është udhëheqës i ri i partisë konservatore franceze në opozitë, UMP, pasi mori 50.03 për qind të votave, duke mposhtur kryeministrin Francois Fillon, që mori 49.97 për qind të votave, me vetëm 98 vota diferencë.
Cope, sekretar i përgjithshëm i UMP-së, është pjesë e krahut të djathtë të partisë, ndërsa Fillon shihej më shumë si pjesë e qendrës.
Liderët e partisë nxitën dy kandidatët t’i jepnin fund betejës së fjalëve, duke paralajmëruar se UMP ishte dëmtuar shumë prej tyre.
Cope, 48 vjeç, tha se kishte telefonuar Fillonit 58 vjeç, për t’i kërkuar atij të bashkohet në zemrën e partisë UMP, “sepse kundërshtarët e tyre ishin pjesë e krahut të majtë të partisë”.
“Duart dhe krahët e mi janë gjerësisht të hapura”, tha ai për mbështetësit, pas shpalljes së rezultateve. “Ishte më se e kuptueshme, që do t’i telefonoja Francois Fillon këtë mbrëmje dhe që do t’i kërkoja të bashkohej me mua”, tha Cope.