E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xavi refuzon Anzhin

Lajmi i publikuar të hënën, sipas të cilit klubi multi-milioner i Anzhit i ofronte yllit të Barcelonës dhe Spanjës, Xavi Hernandez 21 milionë euro në sezon, solli reagime të shumta në media dhe rrjete sociale.

Por, klubi katalan nuk ka bërë asnjë reagim mohues. Megjithatë, të martën, e përditshmja sportive "El Mundo Deportivo", e cila është shumë pranë Barcelonës, shkruan se mesfushori Blaugrana i ka thënë "jo" ofertës së Anzhi.

Xavi vazhdon të jetë një prej futbollistëve kryesorë të Barcelonës dhe aktualisht është në bisedime me klubin për ripërtëritjen e kontratës deri në vitin 2016.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›