E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry, sërish në Arsenal?

Thierry Henry do të stërvitë me Arsenalin muajin e ardhshëm dhe mund të rikthehet për herë të tretë si futbollist në klubin londinez, ka njoftuar Goal.com.

Golashënuesi më i mirë në histori të Arsenalit ka marrë përgjigje pozitive për të stërvitur me ekipin e Arsene Wengerit, pas përfundimit të kampionatit në MLS, por spekulohet se nëse shfaqet në formë të mirë fizike, ai do të aktivizohet sërish në formë huazimi siç bëri në janar të këtij viti.

Henry konsiderohet legjendë e Arsenalit dhe është futbollist i cili adhurohet nga tifozët në Emirates.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›