Jean-Luc Tourenne: Lavdia e Zogut pasi shtypi kryengritjen e Mirditës
E kisha kaluar natën duke luajtur letra me Adilen, njërën nga motrat e Zogut.
Ahmeti hyri me furi në dhomën time, i veshur e i ngjeshur, me pistoletë në brez dhe një gjerdan në gjoks.
- Nuk e kam prekur motrën tënde, - i thashë ende i turbu11uar.
- Ngrihu, toger, ma ktheu duke qeshur - Plasi Lufta! - Lufta?
- Qeveria më dha lejen që të nisemi të përzëmë jugosllavët.
Kështu, atë mëngjes qershori 1921 kriza ishte shndërruar në luftë...Shqipëria ishte një ngërthim interesash, fisesh e klanesh që kurrë nuk kishin mësuar të ulin kokën; mirditorët, një krahinë e fuqishme katolike e veriut ishte ngritur kundër qeverisë, sepse nuk e pranonin shumicën e saj myslimane. Ata thanë se janë bërë me jugosllavët dhe shpallën republikën.
Republika e Mirditës ishte po aq e vogël sa edhe kopshti i dajë Egonit, por me një ushtri të armatosur deri në dhëmbë, që për disa javë i bëri karshillëk qeverisë. Ahmeti u mor me këtë punë dhe përpunoi fjalimet që do të mbante më pas, duke synuar të ngrinte peshë njerëzit. Jugosllavët kishin futur hundët në punët e Shqipërisë, shpallja e Republikës së Mirditës nuk kishte asnjë bazë ligjore, ishte shkelmuar autoriteti i shtetit. Ministrat në Tiranë tërhiqeshin para përdorimit të dhunës, duke pasur frikë që ajo mund të çonte deri në luftë. Unë e kisha këshilluar mikun tim që t’u drejtohej organizmave ndërkombëtare. Një telegram i thjeshtë dërguar fitimtarëve të Luftës Botërore do të mjaftonte që pushtuesit jugosllavë të tërhiqeshin përtej maleve. Por edhe pse kishte vallëzuar në Vjenë, Ahmet Zogu, prijës i një fisi para se të ishte ministër, njihte edhe luftën.
Të bëje të zmbrapseshin një grusht malësorësh dhe dy batalione ushtarësh jugosllavë, nuk kishte të krahasuar...
Kufijtë e rinj të Republikës së Mirditës u shfaqen midis kreshtave. Prizreni, kryeqyteti i saj nuk ishte larg dhe tensioni filloi të ndihej në kolonat e njerëzve që marshonin. Ahmeti kalëronte në krye, pa u druajtur se mund ti përngjasonte Bonapartit. Poshtë në luginë u shfaqën disa silueta që zinin pozicion në linjën e parë të mbrojtjes. Befasia nuk luante më asnjë rol. Me sy të zhveshur shihnim malësorë të shpërndarë dhe jugosllavë në uniformë ngjyrë ulliri. Mu duk se midis shkëmbinjve dallova një top dhe dy gryka mitralozi.
Një krismë gjëmoi në luginë, por askush nuk u përgjigj. Madje pati edhe ndonjë të qeshur. Me dylbi në dorë, Ahmeti shkonte sa te njëri ushtar te tjetri, jepte porosi, bërtiste duke dhënë ndonjë urdhër. Ndjeva gjunjët të më dridheshin dhe mu desh të ulem prapa një shkëmbi. Përpiqesha të gjeja te sedra ime atë energji që trupi nuk ma jepte. Jepi, i thosha vetes, je oficer, ose pothuajse oficer i kavalerisë perandorake, diplomat amerikan e nuk e di çfarë tjetër, si mund të lëshosh veten si një virgjëreshë e llahtarisur midis qindra burrash që nuk e çajnë kokën? U ngrita dhe duke bërë sikur kisha një prerje barku, shkova të vjell pas një shkëmbi dhe pastaj iu bashkova trupave që ishin në krye.
Batalioni i malësorëve, me gardën në krye, u lëshuan në sulm teposhtë luginës, midis britmash. Krismat e para të zjarrit gjëmuan më të mbytura e më të thata se hapat e luftëtarëve, sikur plumbat e ndjenin gjendjen e rëndë. Unë i dëgjoja të fërshëllenin si të ishin zhuzhakë. Fluturonin qorrazi, për të vrarë, për të sakatuar. Turri i tyre nganjëherë ndalonte në ndonjë trup, me një zhurmë të mbytur.
I humbur aty midis sulmuesve, nuk shihja e nuk dëgjoja asgjë tjetër veç zhurmës së çizmeve mbi gurë. Gjaku më ushtonte në tëmtha. Vrapoja me duar të mbërthyera në pushkë, duke menduar se kështu shpëtoja jetën time. Në grykë ndjeja athtësinë e barotit. Pak metra përpara, dikush nga njerëzit e mi që e kisha emëruar kapter sepse dinte t’i kërciste takat më mirë se të tjerët, me një plumb drejt e në fytyrë. Koka i shkoi pas, si ta kishin goditur me grusht, currilat e gjakut ranë në kapotën time. Vala e sulmuesve kaloi mbi trupin e tij, unë më duket se i shkela mbi krah.
Kollitja e mitralozave mbuloi britmat, njerëzit binin valë - valë. Disa kalorës kalonin me galop, duke dhënë me zë të lartë urdhra që mund të merreshin nga të dy krahët. Pra, kjo qenka lufta! Paskam bërë mirë që e kam shmangur.
Kolona u nda pa paralajmërim dhe ndërsa ata që më rrethonin u shpërndanë nga mundën, unë arrita të dalloj atë gjësendi të vagullt që e quanin armik. Edhe armiku hante plumba, po ashtu edhe ai qëllonte që binte përtokë, që ngrinte dorën te gryka, te këmbët, në bark. Përleshja tani po bëhej trup me trup dhe malësorët nxorën thikat dhe thereshin me njëri- tjetrin. Jugosllavët u tërhoqën, sigurisht duke mos e duruar një përzierje të tillë mesjetare. Papritur një kalorës u shfaq në të majtën time, një krijesë e frikshme, si të dilte nga flakët e ferrit. Edhe dyzet e pesë vjet më pas, ende e kam në sy si të kishte ndodhur dje, kalin e tij të ngritur kas, vetullat e dendura të bardha dhe kokoren prej leshi. Me dy gjerdanë fishekësh të kryqëzuara në gjoks, tundte dy pistoleta me mulli. Ai djall kërcënues i mbante frenat me dhëmbë, për t’i pasur duart e lira. Ajo fantazmë makthi duhej të ishte fati im.
... -Kalorës i pandreqshëm, - thirri Ahmeti, - edhe këtu midis shkëmbinjve qëllon verbazi, si luftëtar perandorak.
- Shiko, vazhdoi miku im, verbazi apo jo, duket se ti i ke faruar me dhjetëra e dhjetëra vetë.
- Nuk duhet tepruar, - iu përgjigja, por modestia ime e dyfishoi në sytë e të gjithëve numrin e të vrarëve.
Më tej nuk desha të ysht djallin për tu vënë në ndjekje të pushtuesve jugosllavë në krah të Ahmetit. Tani që askush
nuk mund të më akuzonte për frikacak, i thashë se duhet të kthehesha në Tiranë që të isha syri i tij në zhvillimet e reja politike. Duke qenë larg kryeqytetit ai nuk kishte asnjë mundësi të kontrollonte ngjarjet dhe ndonjë nga të quajturit miq të tij mund ti kthente krahët. Ahmeti më falënderoi për aftësitë e mia parashikuese dhe kështu u nisa të përgjoj interesat e tij, duke mos pranuar, me një buzëqeshje heroi, grupin e shoqërimit që më propozoi.
Pak ditë pas fitores, ushtarët e Beogradit hynë në Shqipëri mjaft më të shumtë në numër se sa ai grusht fatkeqësh që ne kishim masakruar. Qeveria i bëri thirrje Lidhjes së Kombeve, Ahmeti nuk u tërhoq asnjë hap në atë çështje që i përndezi të gjithë, ndërkohë që Britania e Madhe u bë ndërmjetëse. Mua më shkoi mendja te Angus Mak Nall dhe pyesja veten se deri në çfarë pike interesat për naftën do të kishin ndikuar në dëshirën për drejtësi. Beogradi, edhe pse i mbështetur nga Franca, i bëri bisht ndeshjes me gjigantin britanik për atë rrip toke. Jugosllavët i braktisën aleatët e tyre. I mbuluar me lavdi, Ahmet bej Zogu, u kthye në Tiranë. Ai u prit si hero edhe nga ata që e kritikonin më shumë.
Tashmë as edhe një kundërshtar apo aleat i Zogut nuk mund të paraqiste rrezik për karrierën e tij. Kishte aty edhe progresistë (nuk mund të bëhej emër më i keqzgjedhur për ta), të cilët drejtoheshin nga një pronar tokash, Shevqet Vërlaci. Në Shqipëri progresistët ishin konservatorë, ashtu sikundër po do të thotë jo. Vërlaci dëshironte veç një gjë; ta mbante vendin në gjendjen e tij natyrore, domethënë në Mesjetë.
Nëntëdhjetë për qind e popullsisë ishte analfabete dhe pjesa tjetër, po t’ju kujtohet, nuk dinte veçse të lexonte tabelat e dyqaneve.
Noli
Përballë progresistëve të prapambetur, reformatorët, te
të cilët teorikisht edhe Zogu bënte pjesë, bënin figurë më
të mirë, me gjithë fetarinë e pamasë të mësuesit të tyre. I
çakorduar si një piano me çikrik, Imzot Fan Noli, peshkopi
ortodoks i vendit, i mbante fjalimet e tij politike si të qe në
anë të altarit: Plot fjalë të urta, butë-butë, me vetëkënaqësi.
Mosbesimi për fenë, i cili më ishte ngjitur që i vogël, kur
vazhdoja një shkollë fetare, shpjegon në një farë mënyrë armiqësinë që kisha për këtë personazh. Ky ish i mërguar, i diplomuar në Harvard, kishte lënë mënjanë Patriarkanën e Kostandinapolit, për të krijuar kishën autoqefale të Shqipërisë.
Më duhet të pranoj se idetë e tij vlenin më shumë se personi. Ai fliste për një revolucion të vërtetë industrial dhe social, për të cilët vendi kishte nevojë urgjente. Noli mblodhi rreth vetes intelektualët e rrallë të vendit, të emigruarit e të kthyer nga Amerika si dhe një klasë borgjeze që sa po lindte. Ata gjenin në fjalimet e tij vlerat që kishin bërë të ecte përpara Evropën e vjetër. Borgjezi, motor i shekullit... Me gjithë antipatinë që kisha për të si person, ndihesha më afër përkrahësve të tij se sa atyre kasapëve të Matit.
Në dukje Ahmeti fliste për ide reformiste, por thellë-thellë, dhe këtë ne të dy e dinim, ai ushqente një ambicie fort pak demokratike. Peshkopit, me gjithë pamjen e një të lumturuari të perëndisë, nuk i mungonin instinktet dhe e kuptoi me kohë, prandaj nuk i zuri kurrë besë atij aleati ambicioz.
Deri në dhjetor 1922, jeta vazhdoi rrjedhën e saj, por Ahmeti po plaste nga padurimi. Duke përfituar nga lavdia që e rrethonte, u bëri të ditur atyre që donin të kuptonin, por edhe të tjerëve, se ai ishte njeriu për të cilin koha kishte nevojë.
...Për lumturinë time, kali i racës që kisha trashëguar nga fusha e betejës, (më pëlqen shumë kjo shprehje) dhe që e kisha quajtur Prizren, për nder të kryeqytetit të Republikës së Mirditës, më dha mundësi të bëj shëtitje të paharrueshme në rrethina. Harroja grindjet e deputetëve, tensionet, skandalet e madje edhe njollosjet që i bënin mikut tim, Ahmetit.
...Xhemal Pasha, do të kthehej përmbys në varr po të mësonte se i biri kishte zgjedhur ditën e Krishtlindjeve, simbol i një bote që nuk ishte e tija, për të provokuar grushtin e parë të shtetit. Ahmeti thoshte se duhej lëvizur. Grindje pas grindjeje qeveria ishte mbërthyer në një krizë sociale. E trullosur nga një pavarësi, për të cilën nuk ishte e përgatitur, Shqipëria ende po kërkonte një identitet të sajin, duke u lëkundur midis respektimit të trashëgimisë otomane, drejtpeshimit laik që vinte nga lart dhe ideve të reja që e shtynin në një lloj imitimi të Evropës. Duke qenë se kontrollonte aparatin policor, Zogu kishte marrë siguri të forta nga aleancat në gjirin e qeverisë. Njihte dobësitë e pushtetit dhe pakënaqësinë e qytetarëve.
Do të donte të ishim në kohën e Skënderbeut, kur mund të kurorëzoheshe brenda ditës me forcën e shpatës. Por vendi nuk ishte ende i gatshëm për të pritur një sovran. Kujtimi i mbretit të fundit të Shqipërisë ishte ende i freskët.
Vidi
Ishte mbretëria dritëshkurtër e princ Vidit. Pavarësia, që u ishte shkulur me forcë turqve, kishte sjellë një status të dyshimtë, atë vijueshmërinë e njohur shqiptare... Evropa, në fillim me të bëri një principatë, sepse perandoritë e rralla ende më këmbë..nuk e pranonin idenë e një republike. Zgjedhja kishte rënë mbi një princ të Vestfalisë, Vilhem Vidin, i cili e veshi veten me titullin e mbretit dhe me një uniformë të bardhë, që e kishte prerë me atë rast. I pajisur si një husar operete, ky ushtarak karriere zbarkoi në Durrës me gruan, fëmijët dhe tufën e çelësave të shtëpisë mbretërore. I tronditur nga ashpërsia e vendit ku do të mbretëronte, i paaftë të dallonte mashtruesit e ditës së pazarit nga shtetasit besnikë, ai mbështeti mjaft puthadorë, që kur erdhi ora ia shkulën krahun deri në rrëzë.
Përballë fatkeqit Vid ishte i mbrapshti dhe lajkaxhiu Esad Toptani, ministër i Brendshëm dhe i Luftës, që lëvizte e përmbyste gjithçka që të mund të bëhej princ në vendin e princit. Intrigat thureshin havadan. Mbreti u bë si një marionetë. La vendin të kridhet në revoltë, humbi autoritetin dhe i mbeti të qeveriste një hapësirë e ngushtë midis porteve të Durrësit e të Vlorës. Kur gjëmuan të shtimet e para të topave të Luftës Botërore, fuqitë që e sollën në atë vend, i kthyen krahët. Ai u gjend i vetëm para shqiptarëve, atyre egërsirave që e kishin rraskapitur në më pak se gjashtë muaj. Husari i bardhë, në fillim të shtatorit 1914 iku bishtulur, duke e lënë vendin në mëshirën e oreksit së fqinjëve.
Në këtë mënyrë ai hyri në panteonin shqiptar, duke u bërë objekt kombëtar talljesh, emblemë e vërtetë përqeshjeje. Për të shtendosur atmosferën në ndonjë darkë pak të zymtë, nuk kishte gjë më të mirë se një histori me Vidin.
Përfytyrimi mbi funksionin mbretëror ishte ndragur disi nga përvoja vestfaliane. Pjesërisht për këtë arsye, por pa dyshim edhe për tu kujdesur për krahun demokrat, që e përshëndeste si përparimtar, Ahmet Zogu nuk e shtyu ambicien e tij deri te kurora. Grushti i shtetit i 24 dhjetorit 1922 ishte, nëse mund ta them, mjaft modest.
Në atë ditë krishtlindjesh, kur isha kredhur i zymtë në kujtimet e pafund të fëmijërisë sime, Ahmeti sulmoi Parlamentin, i mbështetur nga garda dhe e shpalli veten kryeministër. Ruaj një kujtim të mirë nga kjo ngjarje, që më sjell para syve gravurat e librave të mi të Historisë, vizatimet me laps ku revolucionarët francezë shtyheshin, thërrisnin, rrihnin gjoksin duke marrë pamje martirësh.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)