E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 3000 trupa britanike në Shqipëri për një stërvitje ushtarake

TIRANË- Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, në periudhën 11 gusht–13 shtator 2013, do të zhvillohet stërvitja e përbashkët “Albanian Lion 2013”.

Sipas zyrës për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, “në këtë stërvitje do të marrin pjesë rreth 3000 trupa britanike, kryesisht komando dhe forca detare, si dhe një efektiv prej 35 vetësh nga Forcat e Armatosura Holandeze, të cilat operojnë së bashku me trupat britanike”.

Teatri i stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike “Albanian Lion 2013” ka një shtrirje të gjerë gjeografike, duke filluar prej rajonit stërvitor të Bizës, në Pashaliman, Kuçovë, Karaburun dhe Sazan. Forcat e Armatosura do të angazhohen në stërvitje me trupa dhe mjete të Forcës Detare, si dhe trupa të Forcës Tokësore, në realizimin e skenarëve të përbashkët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›