Shitja e ARMO, investimi deri 100 mln euro, pronarët e rinj do shlyejnë detyrimet e kompanisë
TIRANE- Pas më shumë se një vit negociatash dhe pas rreth pesë vitesh nga privatizimi të kompanisë së vetme shtetërore të rafinerisë së naftës, përfaqësuesit nga Azerbajxhani janë zyrtarisht pronarë të tyre. Në pronësi të kompanisë azerbajxhanase “Heaney Assets Corp” janë dy rafineri nafte, njëra në Fier dhe tjera në Ballsh.
Marrëveshja për shitjen e aksioneve të kompanisë ARMO në vlerën 120 milionë euro dhe kalimi i pronësisë tek azerët është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, ekonominë vendase, pasi prej shumë vitesh kjo industri që përbën pjesën më determinuese të të ardhurave, që gjeneron për vetë shtetin, por edhe të përmirësimit të ndjeshëm cilësisë së karburanteve.
Marrëveshja përcakton që me këtë kalim do të shlyhen detyrimet e prapambetura të ARMO-s si dhe një investim nga 50-deri në 100 milionë euro.
Sic bëhet e ditur nga mediat në vend, pala azere, që tashmë është pronare e dy rafinerive të naftës, do të shlyeje detyrimet e prapambetura të ARMO-s. Kjo është një nga pikat me kryesore të kontratës së nënshkruar mes blerësve dhe shitësit, e cila hyn në fuqi sot. Pronari i ri nga Azerbajxhani merr përsipër të shlyejë të gjitha detyrimet e prapambetura ndaj shtetit, bankave dhe shoqërive të tjera. Përveç marrjes në pronësi dhe planininvestimit për dy rafineritë e naftës azerët do të vijojnë fuqishëm punën edhe ne të gjithë aktorët e aktorët e tregut të karburanteve. Për realizimin e këtyre objektivave është planifikuar një investim i mëtejshëm dhe i konsiderueshëm në rritjen e teknologjisë për të mundësuar prodhimin e të gjithë gamës së nënprodukteve të naftës me cilësi të parametrave të tregut ndërkombëtar.
TRANSAKSIONI
Gazeta Panorama zbardh sot transaksionin për ARMO-n.
Shteti shiti 85 për qind të aksioneve të rafinerisë së naftës ARMO, me një vlerë prej 120 milionë eurosh te kompania “Anika Mercuria Refinery Associated Oil”. Shitja ndodhi në vitin 2008. Që nga ai vit, ARMO zotërohet 85% nga “Anika Mercuria Refinery Associated Oil” dhe 15 për qind nga Ministria e Ekonomisë. Kompania që zotëron ARMOn, “Anika Mercuria Refinery Associated Oil”, përbëhet nga dy aksionerë. Nga “Anika Enterprises SA” në pronësi të Rezart Taçit, dhe “Refinery Associates of Texas”, një kompani amerikane. Ndarja e aksioneve ishte 80% për Taçin dhe 20% për amerikanët. Kompania e re, e cila sipas të dhënave dytësore rezulton të jetë azere, ka blerë pikërisht aksionet e “Anika Enterprises SA” të Rezart Taçit.
Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit rezulton kontrata e shitjes ku theksohet: “Miratimi i transferimit të 80% të aksioneve nga aksioneri Anika Enterprises SA, te aksionëri i ri Heaney Assets Corp”.
Pas këtij vendimi, kompania “Anika Mercuria Refinery Associated Oil” ka aktualisht dy pronarë: “Heaney Assets Corp” me 80% të aksioneve dhe “Refinery Associates of Texas” me 20 për qind të aksioneve. Në finale sot ARMO zotërohet, si aksioner kryesor nga kompania deri “Heaney Assets Corp”.
Aksionerë të tjerë me një pjesë më të vogël janë Ministria e Ekonomisë dhe amerikanët e “Refinery Associates of Texas”. Zyrtarisht aseti strategjik ARMO nuk është më dorë të një biznesi shqiptar apo të ndonjë biznesi nga ndonjë shtet partner strategjik.
Privatizimi
Këshilli i Ministrave miratoi privatizimin e kompanisë së rafinerive të naftës me vendim të posaçëm në 3 shtator 2008. Sipas Vendimit të Këshilli të Ministrave u parashikua që në kontratën e privatizimit 85 për qind të aksioneve të kalonin nga pronë e shtetit në sektorin privat. Në kohën e nënshkrimit të kontratës vendimi i privatizimit u cilësua si një ndër më të suksesshmit. Kompania u privatizua me vlerën 128 milionë euro.
(d.b/BalkanWeb)