Prishet dhe një ndërtim pa leje, Hoxhaj: Në shënjestër dhe disa të tjerë
TIRANË- Për evidentimin e ndërtimeve të paligjshme, Bashkia e Tiranës do t’i referohet edhe të dhënave të ALUIZNI-t. Pas prishjes sot të një ndërtimi pa leje në rrugën “Pëllumb Sekeja”, në njësinë nr. 3, drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik, Florenc Hoxha, bëri të ditur se inspektoriati ka identifikuar disa ndërtime pa leje, të cilat do jenë në shënjestër të prishjes në ditët në vijim.
“Kemi identifikuar edhe disa ndërtime të cilat kanë bërë deklarimin pranë zyrave të ALUIZNI-t, në kundërshtim me ligjin. Këto ndërtime do të jenë objekt i punës sonë në ditët e ardhshme dhe do të goditen nga ana jonë, me forcën e ligjit për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme”, theksoi Hoxha, teksa u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës për mirëkuptim.
(d.b/BalkanWeb)