E Diel, 1 Nëntor 2026

Jean-Marc Ayrault, kryeministri i ri i Francës

FRANCË- Kryeministri i ri i Francës do të jetë jetë Jean-Marc Ayrault, deputeti socialist dhe Kryetari i Bashkisë së Nantes. 

Lajmi u konfirmua nga sekretari i përgjithshëm i Elize, Pierre-Rene Lemas. Transferimi i autoritetit mes Ayrault dhe paraardhësit të tij, do të zhvillohet nesër, siç është raportuar nga ana e Presidencës Franceze, ndërkohë që në mbrëmje do të prezantohet përmbajtja e qeverisë së re. 

62-vjecari Ayrault është kreu i grupit socialist që prej Asamblesë Kombëtare të vitit 1997, por nuk ka eksperiencë në qeverisje në nivelin ndërkombëtar. 

Njohës i mirë i gjuhës dhe kulturës gjermane, kryeminsitri i ri francez shihet nga shumë analistë si një moderator thelbësor në dialogun me Berlinin mbi të ardhmen e Eurozonës si dhe për ndryshimet e mundshme në marrëveshjen e nënshkruar nga 25 prej 27 vendeve të Bashkimit Europian. 

I lindur më 1950, djalë i një punëtori dhe një rrobaqepëse, Ayraul ( ish-mësues i gjermanishtes) ka qënë kryebashkiak i Nantes që prej vitit 1989. Ayraul është i martuar me mësuesen e gjuhës franceze Brigitte Terrien, nga qyteti i tij i lindjes Maleuvrier dhe ka dy fëmijë. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›