E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri danez për Europën, sot në Tiranë, nesër nis takimet

TIRANE- Ministri Danez për Çështje Europiane, z. Nicolai Wammen mbërrin sot për një vizitë dyditore në vendin tone. 

Vizita e Wammen vjen pak ditë pas vizitës së Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto në Danimarkë dhe pas takimit të frytshëm që ata patën së bashku. 

Të mërkurën në orën 10.00 z. Wammen do të pritet nga z. Haxhinasto dhe më pas, në orën 10.30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp. Takimi do fokusohet në çështjen e integrimit europian të Shqipërisë, pasi Danimarka mban dhe presidencën e radhës në BE, por do të diskutohen dhe çështje dypalëshe dhe rajoni. 

Z. Wammen do të takohet dhe me zyrtarë të tjerë të lartë, me presidentin z. Bamir Topi, kryeministrin z. Sali Berisha, Ministren e Integrimit, znj. Majlinda Bregu, dhe liderin e Partisë Socialiste z. Edi Rama.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›