E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemen, 10 të vrarë nga përleshjet

Të paktën 10 protestues anti-qeveritarë janë qëlluar për vdekje nga forcat jemenase të sigurisë në kryeqytetin Sana.

Thuhet se dhjetra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur kur trupat qeveritare hapën zjarr ndaj një grupi protestuesish të mbledhur pranë universitetit, pas lutjeve të së premtes.

Persona të armatosur zunë pozicione në tarracat e ndërtesave përreth, në sheshin Taghyeer Square.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se personat në fjalë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve që i bënin thirrje presidentit Ali Abdullah Saleh që të tërhiqet.

“Dhjetë persona u vranë dhe numri pritet të rritet pasi 30 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka deklaruar një doktor nga një kamp mjekësor i ngritur tek kampusi i Universitetit të Sanas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›