E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeorgjia dhe SHBA përurojnë laborator për kërkime biologjike

Zyrtarë nga Gjeorgjia dhe Shtetet e Bashkuara, pritet të përurojnë në kryeqytetin Tbilisi një laborator të ri kërkimor biologjik, qëllimi i të cilit do të jetë luftimi i përhapjes globale të sëmundjeve dhe terrorizmit biologjik.

Agjencia Reuters raporton se ndërtimi i laboratorit ka kushtuar 100 milionë dollarë, dhe është financuar nga qeveria amerikane.

Ambasadori amerikan në Tbilisi, Xhon Bas, deklaroi se shkencëtarët do ta shfrytëzojnë laboratorin për të punuar në zbulimin e sëmundjeve dhe mbikqyrjen e epidemive, por shtoi se nuk do të zhvilohen “kërkime të fshehta” apo të zhvillohen armë biologjike.

SHBA janë ndër aleatët më të ngushtë të Gjeorgjisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›