Jemen, 26 të vdekur nga shpërthimi i makinës bombë

Shpërthimi ndodhi jashtë një pallati presidencial në qytetin e Mukallasë, provincën e Hadramautit.
Në mesin e viktimave ka shumë pjesëtarë të gardës së republikës. Sulmi erdhi pas betimit të Presidentit të ri të Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi, i cili zëvendësoi Ali Abdullah Saleh-in, që u dorëhoq pas muaj të tërë protestash.
Hadi u zgjodh President i Egjiptit nga zgjedhjet e së martës, në të cilat ishte kandidat i vetëm. Këto zgjedhje u karakterizuan nga incidente të rënda, më të rëndat e të cilëve në jug të vendit ku u vranë nëntë persona.
Saleh zyrtarisht do të dorëzojë pushtetin në një ceremoni që do të organizohet të hënën./Start/
2012-02-25 15:33