E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e Shqipërisë: Serbia pranoi de juro Kosovën

“Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme jo vetëm për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë – Serbi, por edhe për bashkëpunimin, paqen dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Përdorimi i Fusnotes për qeverinë e Shqipërisë, është pranimi që pala serbe i bën Kosovës de facto dhe de juro. “E vërteta e pakundërshtueshme është se pas 17 shkurtit të vitit 2008, domethënë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga SHBA, Franca, Britania, Gjermania, Italia, Japonia dhe mbi 90% e vendeve të lira të botës dhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, Rezoluta 1244 e OKB-së është thjesht një relike në arkivën e një kohe që nuk kthehet kurrë më, një letër e vdekur që nuk i besojnë as ata që e citojnë”, vijon. /Start/

                                                                                             2012-02-24 17:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›