E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia, e preferuar nga kosovarët për kurim

Qytetarët e Kosovës në një vit shpenzojnë 27 milionë euro për kurim në Maqedoni apo një të tretën të buxhetit të Shëndetësisë së Kosovës.
Zhvillimi dhe përparimi i marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Kosovës në sferën e shëndetësisë dhe sistemit të sigurimit shëndetësor kanë qenë temat që kanë mbizotëruar në takimin e ministrave të Shëndetësisë së Maqedonisë dhe Kosovës, Bujar Osmani dhe Ferid Aganit. Dy ministrat rane dakord se dy vendet kanë gadishmëri për përparimin e mbrojtjes shëndetësore me qëllim që t`i kënaqin nevojat e qytetarëve.
 

Ministri Osmani tha se është formuar një sekretariat i përbashkët i cili është i rëndësisë së veçantë me të cilin do të komunikohet për çdo ditë, me atë çfarë do të realizohen interesat e qytetarëve.
 

Ministri Agani është shprehur se bashkëpunimi midis dy vendeve është i thellë dhe në të ardhmen do të intensifikohet edhe më shumë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›