E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen: Demonstrata masive kundër qeverisë

Në kryeqytetin e Jemenit, Sana, po mbahen demonstrata masive kundër qeverisë.

Dhjetëra mijëra mbështetës të presidentit, Ali Abdullah Saleh, janë mbledhur në sheshet e qytetit.

Në një fjalim të shkurtër për masën e tubuar para pallatit të tij, presidenti Saleh, ka shfaqur përkushtimin për ta “mbrojtur” popullin e tij dhe e ka përshëndetur mbështetjen masive për të.

Njëherësh, mijëra protestues anti qeveritare janë mbledhur në sheshin kryesor në kryeqytet, dhe kanë kërkuar që presidenti Ali Saleh, të tërhiqet pasi ishte 32 vite në pushtet.

Ushtarët kanë ngritur post blloqe përreth sheshit, për shkak të shqetësimeve për shpërthim të dhunës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›